Prishtinë, 7 korrik 2026 19:58
Kampionia e Kosovës, Drita, ka marrë një rezultat të vlefshëm në ndeshjen e parë të raundit kualifikues për Ligën e Kampionëve, duke barazuar 1:1 në udhëtim ndaj skuadrës lituaneze Kauno Zalgiris.
Ndeshja e zhvilluar në Kaunas ka nisur më mirë për vendasit, të cilët kanë kaluar në epërsi në minutën e njëzet e katërt. Pas një goditje nga këndi, topi është devijuar nga Rokas Lekiatas, ndërsa Amine Benchaib është gjendur në vendin e duhur për ta dërguar në rrjetë dhe për t’i dhënë avantazhin Kauno Zalgiris.
Me këtë rezultat është mbyllur pjesa e parë, ndërsa Drita ka hyrë në fraksionin e dytë në kërkim të golit të barazimit.
Skuadra gjilanase është shpërblyer në minutën e tetëdhjetë e dytë. Raddy Ovouka ka harkuar në zonë, ndërsa Blerim Krasniqi është shkëputur mbi mbrojtësit kundërshtarë dhe ka shënuar me kokë, duke e dërguar topin në anën e djathtë të portës për rezultatin përfundimtar 1:1.
Ky barazim i jep Dritës një avantazh të rëndësishëm para ndeshjes së kthimit, e cila do të zhvillohet në Kosovë.

S’ka fitues në ‘Fadil Vokrri’, kualifikimi vendoset në Andorrë
Sonte Drita – Inter Club d’Escaldes në Ligën e Konferencës
Vdiq Erdogan Celina, një prej ikonave të futbollit kosovar
Kurti: Me krenari drejt “Taranto 2026”, Kosova synon podiumin
Dy superpërballje sot: Drita-Llapi dhe Prishtina-Ballkani në skenë
“Taranto 2026”, sot i dorëzohet flamuri ekipit të Kosovës
Pacolli: Është urdhëruar edhe mbyllja e një restoranti te Liqeni i Radoniqit
Maqedonci: Optimizimi i KFOR-it në urën e Ibrit pasqyron përmirësimin e sigurisë
Viti i ri shkollor në Kosovë nis më 1 shtator
Përfundon procesi i zhvarrosjes në Kalludër e Jabukë, konfirmohen mbetjet mortore të 23 personave