Prishtinë, 7 korrik 2026 12:57
Kampionia e Kosovës, Drita, e nis sonte aventurën në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, me përballjen ndaj Zalgirisit të Lituanisë në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues.
Takimi do të zhvillohet në stadiumin “Darius and Girenas” në Kaunas, me fillim nga ora 18:00 sipas kohës së Kosovës (19:00 sipas kohës lokale).
Skuadra nga Gjilani synon të marrë një rezultat pozitiv për ta pasur më të lehtë ndeshjen e kthimit, e cila do të luhet në Kosovë.
Drita e siguroi pjesëmarrjen në garën më prestigjioze evropiane për klube pasi u shpall kampione e Kosovës, ndërsa Zalgirisi është një nga ekipet me më shumë përvojë në garat evropiane nga Lituan.
Nga kampi i Dritës mbizotëron optimizmi para këtij dueli, me klubin që ka përcjellë mesazhin: “Luftojmë së bashku. Besojmë së bashku”.
Ndeshja e sontme konsiderohet një hap i rëndësishëm për objektivin e kampionëve të Kosovës për të avancuar në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Kosova e dominon Austrinë, por nuk fiton
Kosova kalon në epërsi me Asllanin
Mbyllet pjesa e parë pa gola mes Kosovës dhe Austrisë
Kosova përballë Austrisë për të mbajtur gjallë ëndrrën për Ligën A
Kosova merr një pikë në udhëtim përballë Izraelit
Izraeli dhe Kosova e mbyllin pjesën e parë pa gola
Koalicioni Shqiptar zyrtarizon listën për zgjedhjet e 25 tetorit në Serbi
Afati për zgjedhjen e Presidentit skadon sot
Arrestohet një person në Skenderaj për krime lufte kundër popullatës civile
KRUM u jep afat konsumatorëve për deklarimin e kyçjeve të paautorizuara, paralajmëron masa ligjore