Prishtinë, 7 korrik 2026 14:37
Sektori i shërbimeve në Kosovë ka shënuar rritje të numrit të të punësuarve gjatë muajit maj 2026, ndonëse qarkullimi ekonomik në këtë sektor ka pësuar rënie krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).
Të dhënat tregojnë se indeksi i numrit të të punësuarve është rritur për 4.42 për qind në baza vjetore. Rritjen më të madhe të punësimit e kanë regjistruar bar-restoranet me 5.84 për qind, pasuar nga veprimtaritë profesionale, shkencore dhe teknike me 5.65 për qind, sektori i informacionit dhe komunikimit me 4.63 për qind, transporti dhe magazinimi me 2.86 për qind, veprimtaritë administrative dhe mbështetëse me 2.80 për qind, si dhe hotelet me 2.38 për qind.
Megjithatë, ASK njofton se indeksi i qarkullimit në sektorët e shërbimeve ka rënë për 4.68 për qind në maj 2026, krahasuar me majin e vitit 2025. Rritje e qarkullimit është shënuar vetëm në veprimtaritë profesionale, shkencore dhe teknike, si dhe në sektorin e informacionit dhe komunikimit, ndërsa rënie është evidentuar në hotele, bar-restorane, transport dhe magazinim, si dhe në veprimtaritë administrative dhe mbështetëse.
Sipas ASK-së, të dhënat tregojnë se tregu i punës në sektorin e shërbimeve ka vazhduar të zgjerohet, edhe pse aktiviteti ekonomik i matur përmes qarkullimit ka shënuar rënie gjatë muajit maj.

Arrestohet një person në Skenderaj për krime lufte kundër popullatës civile
KRUM u jep afat konsumatorëve për deklarimin e kyçjeve të paautorizuara, paralajmëron masa ligjore
Krimet e luftës, Kosova forcon qasjen institucionale në veri
Protesta në Prishtinë: Gjashtë policë të lënduar, 11 protestues kërkuan ndihmë mjekësore
Situata para Kuvendit, hidhen fishekzjarre dhe gaz lotsjellës
Jelena Gjukanoviqit i vërtetohet dënimi me gjashtë vjet burg për spiunazh
Koalicioni Shqiptar zyrtarizon listën për zgjedhjet e 25 tetorit në Serbi
Afati për zgjedhjen e Presidentit skadon sot