Prishtinë, 7 korrik 202614:09
Avokati Nazmi Sallahi ka bërë të ditur se Gjykata Supreme e Kosovës ka marrë një vendim që, sipas tij, ua njeh veteranëve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës të drejtën për të përfituar njëkohësisht pensionin e veteranit dhe pensionin e moshës, si dhe pensionin e trashëgimtarit pas vdekjes së veteranit.
Sallahi ka thënë se deri tani veteranëve u është mohuar padrejtësisht dhe në kundërshtim me ligjin e drejta për të përfituar pensionin e veteranit krahas pensionit bazë dhe atij kontributdhënës.
Sipas tij, pensioni i veteranit përfaqëson njohjen e sakrificës dhe kontributit gjatë luftës çlirimtare dhe nuk duhet të konsiderohet si zëvendësim i pensioneve që burojnë nga mosha ose kontributet e paguara gjatë punës.
Ai ka theksuar se ndalimi i përfitimit të dy pensioneve bie ndesh me parimin e barazisë para ligjit, sigurinë juridike dhe mbrojtjen e të drejtave të fituara, duke shtuar se çdo kufizim i tillë duhet të mbështetet në bazë të qartë kushtetuese dhe ligjore.
“Veteranët e UÇK-së nuk kërkojnë privilegje. Ata kërkojnë vetëm respektimin e ligjit, të Kushtetutës dhe të së drejtave të fituara. Sakrifica për lirinë e vendit nuk mund të shndërrohet në arsye për t’u kufizuar të drejtat që burojnë nga puna, kontributi dhe rendi juridik i Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Sallahi

Kamberi kërkon nga qeveria e re e Serbisë njohjen e diplomave të Kosovës
Kosova kalon në pagesa të shpejta, paratë do të transferohen 24/7
Nis rrënimi i gjashtë objekteve pa leje në zonën e Liqenit të Ujmanit
Kurti: Strukturat paralele në veri janë shkatërruar, 29 rrugë ilegale janë mbyllur
Miratohet në parim Projektbuxheti për vitin 2027
4.27 miliardë euro buxhet për 2027, paga e 13-të dhe 908 milionë euro për komunat
Rusia rrit tensionet me NATO-n, Aleanca mblidhet pas incidentit në Poloni
Ballkani mposht Gjilanin me përmbysje
Vdekje në vendin e punës në Istog, Prokuroria nis hetimet
Sveçla: Fabrika e municionit, dëshmi e partneritetit strategjik Kosovë–Turqi