Prishtinë, 6 korrin 2026 11:27
Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, ka sekuestruar asete me vlerë të përafërt prej 1 milion eurosh në kuadër të një hetimi ndërkombëtar që lidhet me pastrimin e parave të përfituara nga trafikimi i drogës.
Operacioni është zhvilluar më 30 qershor në Prishtinë dhe është pjesë e një hetimi të autoriteteve italiane dhe franceze, i koordinuar nga Europol dhe Eurojust, në bashkëpunim me institucionet e Kosovës, përcjell VeritasInfo.
Sipas autoriteteve, hetimet kanë çuar në identifikimin e llogarive bankare, interesave në biznese, pronave të paluajtshme dhe automjeteve luksoze në pronësi të një çifti bashkëshortësh nga Kosova, të cilët jetojnë në Itali. Çifti është nën hetim për pastrim parash në Itali dhe ishte arrestuar në Francë në shtator të vitit 2025.
Gjatë arrestimit të tyre, autoritetet kishin zbuluar mbi 56 kilogramë shufra ari dhe 2.5 milionë euro të fshehura në ndarje të modifikuara të dy automjeteve. Në të njëjtën periudhë ishin sekuestruar edhe pasuri të tjera me vlerë mbi 30 milionë euro, të lidhura me një rrjet kriminal transnacional të përfshirë në pastrimin e parave nga trafikimi i drogës në Francë.
Sipas hetimeve, grupi kriminal përdorte konvertimin e parave të gatshme në ar për të fshehur origjinën e tyre të paligjshme dhe për të lehtësuar transportimin ndërkufitar, kryesisht drejt Kosovës, Turqisë dhe Marokut.
Prokuroria Speciale, përmes Departamentit për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, ndërmori veprimet procedurale dhe hetimore që rezultuan me identifikimin, gjurmimin dhe sekuestrimin e aseteve në territorin e Kosovës.
Në këtë operacion rol të rëndësishëm kanë pasur edhe Europol dhe Eurojust, të cilët kanë koordinuar bashkëpunimin ndërmjet autoriteteve të Francës, Italisë dhe Kosovës, duke mundësuar gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive të dyshuara si të përfituara nga aktiviteti kriminal në disa shtete.
Hetimi është mbështetur gjithashtu nga Programi i Punëve të Brendshme i Bashkimit Evropian në Kosovë.

Alarm në Prishtinë, dyshohet për mjet shpërthyes me telekomandë
Policia sekuestron armë, municion e uniforma ushtarake në dy lokacione në veri, arrestohet një person
Vdiq një 19-vjeçar pas vetaksidentit në rrugën Suharekë – Prizren
Aksident i rëndë në rrugën Landovicë-Gjonaj, humb jetën një motoçiklist
Dyshohet për vetëvrasje në Marinë të Skenderajt
Sekretari i Shoqatës së Gjuetisë “Drenica” theret në gjoks e këmbë në Skenderaj – dy të dyshuarit arratisen
Kosova e dominon Austrinë, por nuk fiton
Kosova kalon në epërsi me Asllanin
Haxhiu thërret seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit nesër në 09:00
Mbyllet pjesa e parë pa gola mes Kosovës dhe Austrisë