Prishtinë, 6 korrik 2026 08:29
Një grua 46-vjeçare ka humbur jetën të shtunën në Shtime, pasi dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i tretë i një ndërtese.
Lajmin e ka konfirmuar Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 5 korrik 2026, rreth orës 18:50, kur autoritetet kanë pranuar informacion se një grua kishte rënë nga kati i tretë i një objekti në rrugën “12 Qershori” në Shtime.
Patrulla policore ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka gjetur të lënduarën. Më pas ka ndërhyrë edhe ekipi i Emergjencës së Shtimes, i cili e ka transportuar për trajtim mjekësor në spitalin e Shtimes.
Rreth orës 19:20, Policia është njoftuar se 46-vjeçarja kishte ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra.
Lidhur me rastin janë njoftuar prokurori i shtetit, hetuesit dhe krimteknikët rajonalë, të cilët kanë kryer ekzaminimet në vendin e ngjarjes.
Sipas hetimeve të para, dyshohet se viktima ka rënë aksidentalisht së bashku me shtyllat metalike (gilinderat). Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Alarm në Prishtinë, dyshohet për mjet shpërthyes me telekomandë
Policia sekuestron armë, municion e uniforma ushtarake në dy lokacione në veri, arrestohet një person
Vdiq një 19-vjeçar pas vetaksidentit në rrugën Suharekë – Prizren
Aksident i rëndë në rrugën Landovicë-Gjonaj, humb jetën një motoçiklist
Dyshohet për vetëvrasje në Marinë të Skenderajt
Sekretari i Shoqatës së Gjuetisë “Drenica” theret në gjoks e këmbë në Skenderaj – dy të dyshuarit arratisen
Kosova e dominon Austrinë, por nuk fiton
Kosova kalon në epërsi me Asllanin
Haxhiu thërret seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit nesër në 09:00
Mbyllet pjesa e parë pa gola mes Kosovës dhe Austrisë