Prishtinë, 6 korrik 2026 08:04
Avokati Arianit Koci ka bërë të ditur se një qytetar nga Kosova pretendon se është detyruar t’u japë dy mijë euro policëve serbë në pikën kufitare Batrovci/Bajakovo, pasi, sipas tij, është kërcënuar me arrestim dhe paraburgim.
Në një postim në Facebook, Koci ka thënë se është kontaktuar nga një qytetar me emrin Ilir, identitetin e të cilit, sipas tij, e ka verifikuar dhe posedon dokumentet e tij.
Sipas qytetarit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30, gjatë daljes nga Serbia, kur ai dhe familja e tij janë ndaluar për kontroll në këtë pikë kufitare. Ai pretendon se familja është dërguar në një garazh brenda zonës kufitare, ku disa policë kanë kontrolluar sendet personale dhe telefonat mobilë.
Koci shkruan se, sipas pretendimeve të qytetarit, gjatë kontrollit në telefonat e fëmijëve janë gjetur fotografi me flamurin shqiptar dhe të UÇK-së, pas së cilës ai është kërcënuar se do të arrestohej dhe do të dërgohej në paraburgim në Beograd, ndërsa fëmijët e tij do të mbeteshin vetëm, nëse nuk paguante 2 mijë euro.
“Sipas rrëfimit të tij, nga frika, ua ka dhënë policëve 2.000 euro”, ka shkruar Koci.
Ai tutje ka thënë se kjo ngjarje është jashtëzakonisht serioze po që se këto pretendime janë të sakta.
Koci u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që pretendojnë se kanë përjetuar trajtim të ngjashëm gjatë kalimit nëpër Serbi që ta kontaktojnë atë, si dhe të njoftojnë stacionin më të afërt policor dhe Ambasadën e Kosovës në vendin ku jetojnë.
Sipas Kocit, nëse konfirmohen raste të tjera me elemente të ngjashme, ato duhet të dokumentohen dhe të ndiqen përmes rrugëve ligjore.

27 nëntori, afati i Apelit, juristët skeptikë për ndryshimet ligjore
KPK-ja largon Blerim Isufajn nga pozita e Kryeprokurorit
Nis eksporti i parë drejt Zvicrës pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes Kosovë–EFTA
Kosovë–Kroaci, marrëveshje bashkëpunimi për dokumentet e luftës
Objekti i Qeverisë së Kosovës ndriçohet me flamurin e UÇK-së
Dëshmitari thotë se mori kërcënime nga Sheholli
Kosova e dominon Austrinë, por nuk fiton
Kosova kalon në epërsi me Asllanin
Haxhiu thërret seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit nesër në 09:00
Mbyllet pjesa e parë pa gola mes Kosovës dhe Austrisë