Prishtinë, 5 korrik 2026 18:23
Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë në Serbi, Aleksandar Radovanoviq, ka shpërndarë disa fotografi për të cilat ka thënë se janë ngjitur si poster para furrës së bukës së një shqiptari në Krushevc, në Serbi.
Mes tjerash në mes të fotografive shkruan në gjuhën serbe: Mos e harro Gazimestanin. Mos bli te shqiptarët.
Shqiptarëve në këtë rast iu është referuar “Shiptarë” që zakonisht serbët e përdorin kur duan t’i nënçmojnë shqiptarët.
Përmes një postimi në X, Radovanoviq ka thënë se personi që e ka bërë këtë duhet të dënohet publikisht për nxitje të urrejtjes kombëtare.
“Posteri që u ngjit sot në Krushevc, para furrës së bukës që e mban një shqiptar. Politika e masave reciproke ndaj shqiptarëve në Serbi duhet të dënohet publikisht dhe të ndalet, ndërsa ai që e ka menduar dhe organizuar këtë duhet të mbahet përgjegjës, në përputhje me ligjin, për nxitjen e urrejtjes kombëtare”, ka shkruar ai.
Postimin e tij e ka shpërndarë në profilin e saj në X, themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare në Serbi, Natasha Kandiq. Ajo ka ftuar edhe studentët që po protestojnë prej muajsh, të mblidhen para kësaj furre të bukës për të treguar solidaritet dhe që janë kundër veprimeve etno-nacionaliste.
“Mblidhuni para furrës së bukës në Krushevc, tregoni solidaritet dhe se jeni kundër të gjitha veprimeve etno-nacionaliste”, ka shkruar Kandiq.
Më 28 qershor, gjatë kremtimit të Vidovdanit në Gazimestan, Policia e Kosovës ndaloi 37 persona kryesisht nga Serbia, prej të cilëve 36 u proceduan para gjykatës.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj 36 të pandehurve për thirrje provokuese me elemente të nxitjes së përçarjes në manifestimin e Vidovdanit, në Gazimestan.
Të pandehurit janë dënuar me nga 700 euro gjobë, e ata që nuk janë shtetas të Kosovës, janë dënuar edhe me ndalesë futjeje në Kosovë për tre vjet.

36 vjet nga okupimi i Radio Televizionit të Prishtinës
Ambasada italiane në Prishtinë: Kartat e identitetit në letër nuk do të vlejnë pas 3 gushtit 2026
Arianit Koci: Edhe një kosovar i ndaluar nga Serbia, Avdi Memçaj në paraburgim që nga 20 maji
25 vjet më parë ishte arritur marrëveshja për paqe mes Maqedonisë dhe shqiptarëve
Prattipati: Kosova është shteti më pro-amerikan në botë
Serbia vazhdon arrestimin e qytetarëve të Kosovës, thirrje mërgimtarëve ta shmangin kalimin
Stërvitja shumëkombëshe në Kroaci në shënjestër të dezinformimit serb
Kandiq fton studentët serbë të dalin në mbështetje të furrës së shqiptarit në Krushevc
Arbitraritet dhe torturë e re e Listës Serbe në Kllokot – Kundërshtarëve të Listës Serbe u ndalen pagat