Prishtinë, 5 korrik 2026 08:16
E ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati, ka falënderuar qytetarët e Kosovës për mbështetjen ndaj SHBA-së gjatë manifestimit “Thank You USA”, të organizuar në Prishtinë me rastin e 4 Korrikut.
Ajo tha se ndihet e privilegjuar që po shënon 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së në Kosovë dhe vlerësoi mikpritjen që ka marrë gjatë shërbimit të saj në vend.
“Jam aq e emocionuar dhe e prekur nga mikpritja që kemi marrë këtë javë, këtë muaj dhe realisht gjatë gjithë kohës sime që kam qenë këtu. Më 28 korrik bëhen dy vjet që kur kam mbërritur në Kosovë dhe ka qenë një nder i jashtëzakonshëm për mua që të festoj 250-vjetorin e Pavarësisë Amerikane këtu. Mendoj se jam një nga diplomatët më me fat në Shërbimin e Jashtëm të Shteteve të Bashkuara që pata mundësinë ta festoj këtë përvjetor në Kosovë”, tha Prattipati.
Sipas saj, Kosova është shteti më pro-amerikan që ka njohur gjatë karrierës së saj diplomatike.
“Më keni dëgjuar ta them edhe më parë, por sonte e them me gjithë zemër. Nuk njoh asnjë shtet tjetër në botë – dhe kam shërbyer e jetuar në shumë vende – por Kosova me të vërtetë është shteti më pro-amerikan në botë. Populli i Kosovës, unë e njoh lojalitetin dhe lidhjet, ato janë të pashkatërrueshme. Respekti dhe afërsia që kam parë këtu janë të jashtëzakonshme. Kudo që kaloj, njerëzit më falënderojnë për gjithçka që Shtetet e Bashkuara kanë bërë dhe kjo më ka prekur thellësisht”, u shpreh ajo.

KPK-ja largon Blerim Isufajn nga pozita e Kryeprokurorit
Nis eksporti i parë drejt Zvicrës pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes Kosovë–EFTA
Kosovë–Kroaci, marrëveshje bashkëpunimi për dokumentet e luftës
Objekti i Qeverisë së Kosovës ndriçohet me flamurin e UÇK-së
Dëshmitari thotë se mori kërcënime nga Sheholli
1 tetori i protestave: Dikur rezistencë, sot thirrje për liri
FSK e gatshme për situata komplekse operacionale dhe taktike
Kancelari Merz uron Kurtin për mandatin e ri
Gecaj: Tre vjet pas Banjskës, Kosova ka forcuar kapacitetet e sigurisë
FSK-ja rrit nivelin profesional, radhëve të saj i bashkohen oficerë të rinj të mjekësisë