Prishtinë, 3 korrik 2026 19:29
Ylli i Kombëtares së Kosovës, Meriton Korenica, mund të bëjë hapin e madh në karrierë, duke kaluar në një nga kampionatet më të forta në botë, Serie A.
Klubi italian Monza, i drejtuar nga trajneri kroat Ivan Juric, është shumë i interesuar për transferimin e futbollistit kosovar dhe palët tashmë kanë nisur bisedimet.
Monza e sheh Korenicën si një përforcim të rëndësishëm për repartin ofensiv.
Megjithatë, klubi italian nuk do ta ketë të lehtë të sigurojë shërbimet e tij, pasi gara është mjaft e fortë.
Interesim serioz për 28-vjeçarin kanë shfaqur edhe dy gjigantët e futbollit rumun, FCSB dhe Rapid Bukureshti, të cilët po monitorojnë situatën nga afër.
Gjithashtu, për futbollistin nga Rahoveci ka interesim edhe nga klube të kampionateve aziatike, por prioriteti i tij mbetet Evropa, me Serie A si destinacionin më të mundshëm.

Kosova merr një pikë në udhëtim përballë Izraelit
Izraeli dhe Kosova e mbyllin pjesën e parë pa gola
Zana Bllaca bëhet pingpongistja e parë kosovare e ftuar në turneun evropian
Kosova mposhtet nga Austria në Vjenë
Kosova në disavantazh prej dy golave pas pjesës së parë
Sonte Austri-Kosovë, Dardanët synojnë fitoren e dytë
Objekti i Qeverisë së Kosovës ndriçohet me flamurin e UÇK-së
Dëshmitari thotë se mori kërcënime nga Sheholli