Prishtinë, 2 korrik 2026 21:30
Chelsea nuk ka hequr dorë nga transferimi i Granit Xhakës dhe pritet të rikthehet me një ofertë të përmirësuar për kapitenin e Sunderlandit, pasi oferta e parë është refuzuar nga klubi anglez.
Sipas raportimeve nga Anglia, londinezët kishin ofruar rreth tetë milionë funte për mesfushorin shqiptar, por Sunderland e bëri të qartë se nuk ka ndërmend ta shesë një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës.
Thuhet se Xhaka është i interesuar për transferimin në “Stamford Bridge”, ndërsa trajneri Xabi Alonso është shtytësi kryesor i këtij operacioni, pasi dëshiron të punojë sërish me mesfushorin me të cilin bashkëpunoi te Bayer Leverkuseni.
Megjithatë, drejtuesit e Chelseat hezitojnë të shpenzojnë më shumë për një lojtar që tashmë është 33 vjeç, ndërsa Sunderland mbetet i palëkundur në qëndrimin e tij.
Klubi nga veriu i Anglisë e transferoi Xhakën nga Bayer Leverkuseni vetëm verën e kaluar për një shumë totale prej rreth 17.5 milionë funtesh dhe e konsideron atë një figurë qendrore në skuadrën e trajnerit Regis Le Bris.
Pas transferimit, ai mori menjëherë shiritin e kapitenit dhe u shndërrua në një nga lojtarët më me ndikim të ekipit, si brenda ashtu edhe jashtë fushës.
Pikërisht për këtë arsye, Sunderland nuk dëshiron të detyrohet ta shesë liderin e mesfushës, sidomos për një shumë që do të përfaqësonte humbje financiare krahasuar me investimin e bërë një vit më parë.
Ndërkohë, situata bëhet edhe më interesante për faktin se Sunderland siguroi një vend në garat evropiane sezonin e kaluar pikërisht në dëm të Chelseat, duke e mbyllur kampionatin para londinezëve dhe duke fituar të drejtën për të luajtur në Ligën e Evropës.

Zana Bllaca bëhet pingpongistja e parë kosovare e ftuar në turneun evropian
Kosova mposhtet nga Austria në Vjenë
Kosova në disavantazh prej dy golave pas pjesës së parë
Sonte Austri-Kosovë, Dardanët synojnë fitoren e dytë
Shqipëria triumfon ndaj Bjellorusisë
Shqipëria mbyll pjesën e parë 2-0 ndaj Bjellorusisë
Nga nesër hyn në fuqi Marrëveshja e Tregtisë së Lirë me EFTA-n
Dy OJQ me një drejtor përfitojnë nga buxheti i Graçanicës, ngrihen dyshime për konflikt interesi (Dokument)
Qeveria miraton marrëveshjet me BE-në, Kosova pritet të përfitojë rreth 300 milionë euro