Prishtinë, 3 korrik 2026 17:13
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim përfaqësues të klubit Vespa Fanatics Prishtina, të udhëhequr nga kryetari i klubit dhe njëherësh kryetar i Vespa Club Kosova, Enis Berkolli.
Gjatë takimit u diskutua për aktivitetet e klubit, si dhe për organizimin e festivalit ndërkombëtar “Vespa Festival Prishtina 2026”, i cili do të mbahet më 5 dhe 6 shtator në Prishtinë.
Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Kurti shprehu mbështetjen e tij për klubin dhe vlerësoi angazhimin e anëtarëve në promovimin e Kosovës në ngjarjet ndërkombëtare të komunitetit Vespa.
Përfaqësuesit e klubit njoftuan se në festival pritet të marrin pjesë klube nga më shumë se dhjetë shtete, përfshirë Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Kroacinë, Turqinë, Greqinë, Italinë, Zvicrën, Gjermaninë, Belgjikën, Spanjën dhe Meksikën.
Po ashtu, në Prishtinë pritet të vijnë edhe personalitete të rëndësishme të komunitetit ndërkombëtar të Vespa-s, mes tyre presidenti i Vespa World Club, Mauro Calestrini, sekretari i Piaggio Group dhe Vespa World Club, Marco Manzoli, si dhe përfaqësues të tjerë të organizatave evropiane të Vespa-s.
Në takim u diskutua edhe për synimin që Kosova të jetë mikpritëse e festivalit “European Vespisti Week 2028”, për të cilin tashmë kanë nisur përgatitjet dhe procesi i aplikimit.
Klubi Vespa Fanatics Prishtina ka rreth 120 anëtarë, mbi 30 prej tyre gra. Muajin e kaluar, ai përfaqësoi Kosovën në aktivitetet “European Vespisti Week 2026” në Ostend të Belgjikës dhe “Vespa World Days 2026” në Romë të Italisë.

EMV e Maqedonisë së Veriut nënshkruan me KEK kontratë 3 vjeçare për blerjen 3 milionë tonëve qymyr
MINTI: Ueb-faqja e Konsumatorit, cak i sulmit kibernetik
Për 7 muaj Dogana mbledh mbi 1.15 miliardë euro
Parku Industrial i Podujevës, investim mbi 3 milionë euro për zhvillimin ekonomik të Llapit
Kurti: Synimi është transformimi i ekonomisë dhe rritja e prodhimit vendor
I arrestuari për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në maj 2023 është Igor Markoviq
Nga arrestimi në Merdarë te 30 ditë paraburgimi për Fehim Sali
Prokuroria kërkon paraburgim për të arrestuarin në Zveçan