Prishtinë, 3 korrik 2026 15:43
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur dy aktakuza për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”, duke i dorëzuar ato në Gjykatën Themelore në Prishtinë me propozim për gjykim në mungesë.
Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale, në rastin e parë është ngritur aktakuzë ndaj personave me inicialet J.J. dhe A.S., të cilët dyshohen për përfshirje në kryerjen e krimeve të luftës kundër popullsisë civile gjatë periudhës së luftës në Kosovë.
Prokuroria ka bërë të ditur se aktakuzat janë dorëzuar në gjykatë për procedim të mëtejshëm, ndërsa detaje shtesë për rastet pritet të bëhen të ditura në vijim.
Ndërsa, në rastin e dytë është ngritur aktakuzë ndaj katër të pandehurave: L.S., D.L., S.A., B.S.
Të pandehurat akuzohen se në cilësinë e gardianeve të Burgut të Prishtinës – paralelja për gra në Lipjan, gjatë periudhës së luftës 1998-1999, në bashkëkryerje me tashmë të akuzuarën N.C., i kanë keqtrajtuar në mënyrë sistematike të burgosurat shqiptare, duke i torturuar në mënyrë çnjerëzore dhe duke u shkaktuar lëndime trupore e dhunë psikike.

Për 7 muaj Dogana mbledh mbi 1.15 miliardë euro
Parku Industrial i Podujevës, investim mbi 3 milionë euro për zhvillimin ekonomik të Llapit
Kurti: Synimi është transformimi i ekonomisë dhe rritja e prodhimit vendor
I arrestuari për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në maj 2023 është Igor Markoviq
28 vjet nga vrasja e Cen Dugollit, dëshmori që nuk i zbuloi sekretet e UÇK-së
Gashi: Gjykimet në mungesë janë zgjidhje juridike për krimet e luftës, por efekti është më i vogël
Prokuroria kërkon paraburgim për të arrestuarin në Zveçan
Aktakuzë ndaj një personi për kërcënimin publik ndaj Albin Kurtit
Rekrutët e rinj të FSK-së nisin trajnimin bazë, rreshtohen në kazermën “Skënderbeu