Prishtinë, 2 korrik 2026 11:48
Gjatë ngjarjes së organizuar u potencua që parashikimi i popullsisë ndihmon të kuptohet se si do të ndryshojë popullsia në vitet në vijim, ndërkaq profili i komunave pasqyron zhvillimin e secilës komunë përmes krahasimit të dhënave të viteve 2011 dhe 2024.
Agon Batusha, zëvendësministër i MAPL-së, theksoi se statistikat që ka publikuar ASK sot do t’i shërbejnë institucioneve lokale tejet shumë. Ai tha se nëpërmjet këtyre dy publikimeve do t’u lehtësohet puna e kryetarëve të komunave dhe vendimmarrësve në nivelin lokal, që të japin shërbime dhe të planifikojnë shërbime më të mira për qytetarët e Kosovës.
“Agjencia e Statistikave të Kosovës, në raportin për vendin të Bashkimit Evropian për Kosovën, gjithmonë ka nota pozitive dhe i plotëson standardet teknike që i kërkon Bashkimi Evropian. Prandaj, puna e ASK-së është në përputhje edhe me standardet e Bashkimit Evropian dhe na afron më shumë me Bashkimin Evropian në këtë fushë, por gjithsesi edhe ajo që është alfa dhe omega është që na lehtëson punën e secilit vendimmarrës në hartimin e politikave tona”, tha ai.
Eksperti ndërkombëtar, Eduardo Jongstra ka folur për specifikat e përgatitjes së këtyre statistikave.
“Këto profile janë mjaft kredibile, sidomos duke marrë parasysh ndryshimet politike e ekonomike të cilat kanë ndodhur në mes të 2011 dhe 2014”, tha ai.
ASK për këto dy publikime ka realizuar 56 raporte me bazë regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave 2024.

Serbia vazhdon të mos bashkëpunojë për të zhdukurit
Aktakuzë për vrasje të rëndë në Lipjan, i dyshuari akuzohet se e goditi viktimën dhe ia fshehu trupin në një gropë
Pasuria e pajustifikueshme në verifikim, hyn në fuqi ligji për Byronë
Milan Radoiçiq është larguar drejt Rusisë
20 lokacione të hulumtuara në Kosovë, mbi 1 mijë e 500 të zhdukur nga lufta
Policia sekuestron dokumente të dyshuara të strukturave paralele serbe në Bërnjak
Preleviq: Hapja e dosjeve të BIA-s mund të zbulojë lidhjet mes politikës dhe krimit
Kosova lëshon pikë të rëndësishme, barazon me Izraelin
Kosova dhe Izraeli mbyllin pa gola pjesën e parë
Siguria e Kosovës përballë kërcënimeve hibride, Fetoshi thekson partneritetin me NATO-n