Prishtinë, 13 nëntor 2026 08:08
Kuvendi i Kosovës pritet të vazhdojë sot, në orën 11:00, seancën plenare të ndërprerë të enjten për mungesë kuorumi, ku në rend dite është edhe rishqyrtimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Përfshirja e kësaj pike në rend dite ishte miratuar me kërkesë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), me 79 vota për.
Ligji për Specialen, i miratuar nga Kuvendi më 6 tetor, ishte kthyer për rishqyrtim nga presidentja Justina Shiroka-Pula më 22 tetor, pas kërkesës së PDK-së.
Sipas njoftimit të Komisionit për Legjislacion, për miratimin e sërishëm të ligjit në formën aktuale nevojiten së paku 61 vota të deputetëve.
Ndërkohë, çështja ka nxitur reagime edhe nga partnerët ndërkombëtarë. Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka shprehur shqetësime për ndikimin e ndryshimeve të propozuara në obligimet ndërkombëtare të Kosovës, pavarësinë e gjyqësorit dhe mbrojtjen e viktimave e dëshmitarëve.
BE-ja ka kërkuar konsultime paraprake me autoritetet kosovare para çdo vendimi për miratimin e ndryshimeve.
Shqetësimet e njëjta i kanë shprehur edhe ambasadat e Gjermanisë, Italisë dhe Britanisë së Madhe.
Fati i Ligjit për Specialen pritet të përcaktohet gjatë vazhdimit të seancës së sotme parlamentare.

Ndryshimi i pushtetit në Serbi kërcënon privilegjet e Listës Serbe, por jo domosdoshmerisht strukturat ilegale ne Kosovë
Kurti kërkon nga Macroni mbështetjen e Francës për statusin e kandidatit të Kosovës në BE
Trump nominon Mikhail Bogachekun për ambasador të SHBA-së në Kosovë
Kurti kërkon nga udhëheqja e re e Serbisë njohjen e pavarësisë së Kosovës
Kosova meriton avancimin evropian, Murtezaj vë në pah pengesat politike
Siguria në rajon dhe anëtarësimi në NATO, në fokus të takimit Kurti-Rutte
Lutfi Dalipi zgjedh Kosovën, mbërrin sonte në Prishtinë
Gjenden mbetje mortore në fshatin Brod të Shtërpcës, pritet identifikimi përmes ADN-së