Prishtinë, 30 qershor 2026 17:22
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës po vazhdon të intensifikojë bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë në kuadër të përpjekjeve për luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit dhe formave të tjera të kriminalitetit ndërkufitar.
Përmes shkëmbimit të përvojave dhe koordinimit me autoritetet ligjzbatuese të vendeve evropiane dhe EUROPOL-it, Prokuroria synon të rrisë efikasitetin e hetimeve dhe të forcojë sundimin e ligjit.
Në këtë kuadër, Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, i shoqëruar nga prokurori Shahadin Destani dhe hetues të Policisë së Kosovës nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, zhvilloi një takim me përfaqësues të autoriteteve të Spanjës, Francës, Italisë, Gjermanisë, Shqipërisë, Britanisë së Madhe dhe EUROPOL-it.
Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale, gjatë takimit u theksua rëndësia e forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar përballë sfidave që paraqesin krimi i organizuar dhe korrupsioni, si dhe u vlerësua se koordinimi ndërmjet institucioneve është një element kyç për hetimin dhe ndjekjen penale të rasteve komplekse.
Po ashtu, pjesëmarrësit diskutuan për shkëmbimin e përvojave, praktikave më të mira profesionale dhe ekspertizës në hetimin e rasteve të krimit të organizuar, korrupsionit, pastrimit të parave dhe veprave të tjera penale me karakter ndërkufitar.
Prokuroria Speciale theksoi se bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë mbetet një ndër prioritetet kryesore në forcimin e kapaciteteve institucionale dhe në garantimin e një lufte sa më efikase kundër kriminalitetit, duke kontribuar njëkohësisht në avancimin e sundimit të ligjit në Kosovë.

Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi shpallen “Qytetarë Nderi” të Tiranës
Një muaj paraburgim për nëntë të akuzuarit për krime lufte
Caktohet trupi gjykues i Apelit në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Gjykimi ndaj ish-gardianit Toniq, dëshmitari thotë se gardianët i provokonin duke iu thënë lufta ka përfunduar dhe Millosheviqi fitoi
Kërcënohet publikisht nga një profil rus Ramush Haradinaj
Dëshmitarja në rastin e sulmit ndaj kanalit “Ibër-Lepenc”: Pashë një sasi të madhe uji që po vinte në drejtim të shtëpisë sime
FSK forcon bashkëpunimin me Forcat Speciale të Shqipërisë dhe Kroacisë