Prishtinë, 30 qershor 2026 15:30
Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Driton Rexhepi, ka bërë të ditur një sërë propozimesh që synojnë mbrojtjen e të rinjve shqiptarë nga shërbimi i detyrueshëm ushtarak, rikthimi i të cilit në Serbi pritet të nisë nga marsi i vitit të ardhshëm.
Rexhepi ka thënë se paralajmërimi për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak ka shkaktuar shqetësim të madh te shqiptarët e Luginës së Preshevës, veçanërisht te të rinjtë në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, si dhe në diasporë.
Në këtë kuadër, ai ka iniciuar mbajtjen e një seance të përbashkët të kuvendeve komunale të Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës, me synimin për të miratuar një qëndrim të përbashkët dhe zyrtar lidhur me këtë çështje.
Ndër propozimet e paraqitura është kërkesa për një moratorium ose shtyrje të zbatimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak për shqiptarët e Luginës së Preshevës, përmes dialogut politik me institucionet kompetente, duke marrë parasysh rrethanat specifike të rajonit pas konfliktit.
Rexhepi propozon gjithashtu që të rinjtë shqiptarë të mos dërgohen në kazermat ushtarake, por të kenë mundësinë e kryerjes së një shërbimi civil lokal, model që, sipas tij, do të shmangte stërvitjen luftarake dhe do të ulte ndjenjën e pasigurisë dhe frikës.
Ai ka kërkuar edhe formimin e një delegacioni të përbashkët të tri komunave shqiptare, i cili do të zhvillonte bisedime të drejtpërdrejta me Ministrinë e Mbrojtjes së Serbisë për zbatimin e këtyre kërkesave.
“Ne kërkojmë që të gjithë të rinjtë tanë që ushtrojnë të drejtën kushtetuese për kundërshtim të ndërgjegjshëm, shërbimin civil ta kryejnë ekskluzivisht në institucionet lokale, si qendrat shëndetësore, ndërmarrjet publike, shërbimet e zjarrfikësve dhe Kryqi i Kuq, brenda komunave tona”, ka deklaruar Rexhepi.

Serbia vazhdon të mos bashkëpunojë për të zhdukurit
Aktakuzë për vrasje të rëndë në Lipjan, i dyshuari akuzohet se e goditi viktimën dhe ia fshehu trupin në një gropë
Pasuria e pajustifikueshme në verifikim, hyn në fuqi ligji për Byronë
Milan Radoiçiq është larguar drejt Rusisë
20 lokacione të hulumtuara në Kosovë, mbi 1 mijë e 500 të zhdukur nga lufta
Policia sekuestron dokumente të dyshuara të strukturave paralele serbe në Bërnjak
Preleviq: Hapja e dosjeve të BIA-s mund të zbulojë lidhjet mes politikës dhe krimit
Kosova lëshon pikë të rëndësishme, barazon me Izraelin
Kosova dhe Izraeli mbyllin pa gola pjesën e parë
Siguria e Kosovës përballë kërcënimeve hibride, Fetoshi thekson partneritetin me NATO-n