Prishtinë, 29 qershor 2026 11:02
Dy persona janë ndaluar nga organet e drejtësisë në lidhje me vrasjen e një personi, ngjarje që ndodhi mbrëmjen e së dielës në Ferizaj.
Prokuroria Themelore në Ferizaj njoftoi se rreth orës 22:50 të datës 28 qershor, në një banesë në rrugën “Sejdi Sejdiu”, është pranuar informata se një person ishte gjetur pa shenja jete.
“Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë prokurori kujdestar i Departamentit për Krime të Rënda, hetuesit rajonalë dhe njësitë e tjera relevante, të cilët kanë zhvilluar veprimet e para hetimore për zbardhjen e plotë të rastit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Kosovës, përcjell VeritasInfo.
Me vendim të prokurorit të shtetit, është ndaluar për 48 orë një e dyshuar për veprën penale “Vrasja”. Po ashtu, është ndaluar edhe babai i saj, me inicialet M.B., derisa të sqarohen plotësisht rrethanat e rastit dhe përfshirja e tij e mundshme në këtë ngjarje.
Viktima, me inicialet F.H., është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se hetimet janë në vazhdim dhe se po punohet për zbardhjen e të gjitha rrethanave, si dhe të motivit që çoi në këtë rast të rëndë penal.

Aksident fatal te Stacioni i Autobusëve, humb jetën një këmbësore
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës zhvillojnë aksion në disa lokacione
Sekuestrohen armë zjarri në Zubin Potok, arrestohen dy persona
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Kurti kërkon nga Macroni mbështetjen e Francës për statusin e kandidatit të Kosovës në BE
Zvonko Veselinoviq largohet drejt Turqisë, fluturon nga Sarajeva për në Stamboll
Gjykimi për sulmin në Ibër-Lepenc, dëshmia e Tiana Viqentijeviqit vazhdon muajin e ardhshëm
Sveçla: Lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të armëve mbetet e palëkundur