Prishtinë 29 Qershor 2026 811
Dy persona, babë e bir kanë vdekur të dielën në fshatin Maznik të Deçanit, pasi dyshohet se kanë pasur kontakt me rrymën.
Rastin për KOHËN e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se rasti po trajtohet si “Hetim i vdekjes”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
“Stacioni Policor nё Deçan me datёn 28.06.2026, rreth orёs 20:40, ёshtё njoftuar nga QKMF-
Deçan, se janё pranuar dy persona tё cilёt dyshohet se janё lënduar nga kontakti me rrymën,
dhe tё njëjtin janё dёrguar nё spitalin rajonal nё Pejё. Hetuesit kanё dalё nё vendngjarje, ku dyshohet se deri sa viktimat ishin duke pastruar veturën nё oborrin e tyre, kanё rёnё nё kontakt me rrymën. Pas
dёrgimit nё emergjencёn e spitalit rajonal nё Pejё, nga ekipi mjekёsor rreth orёs 21:20, ёshtё
konstatuar vdekja e dy vikimave”, ka thënë ai.
Me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, viktimat janё dёrguar nё Institutin e Mjekёsisё Ligjore pёr obduksion, rasti vazhdon tё hetohet nga njёsitet kompetente.
Kryetari i Komunës, Rasim Selmanaj, ka shprehur ngushëllime për familjen, duke e konsideruar rastin ngjarje tragjike.
“Lajm i trisht, ndarja tragjike nga jeta e Xhemajl Mustafajt dhe birit të tij, Hasanit, nga Mazniku i Deçanit! Bashkëndjejmë dhembjen e madhe me familjen”, ka shkruar ai në Facebook.

Aksident fatal te Stacioni i Autobusëve, humb jetën një këmbësore
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës zhvillojnë aksion në disa lokacione
Sekuestrohen armë zjarri në Zubin Potok, arrestohen dy persona
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Kurti kërkon nga Macroni mbështetjen e Francës për statusin e kandidatit të Kosovës në BE
Zvonko Veselinoviq largohet drejt Turqisë, fluturon nga Sarajeva për në Stamboll
Gjykimi për sulmin në Ibër-Lepenc, dëshmia e Tiana Viqentijeviqit vazhdon muajin e ardhshëm
Sveçla: Lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të armëve mbetet e palëkundur