Prishtinë, 28 qershor 2026 20:30
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se 37 persona janë shoqëruar në stacionin policor për intervistim në shënimin e “Vidovdanit” në Gazimestan.
Ata janë shoqëruar për shkak të provokimeve me thirrje nacionaliste.
Poashtu, një personi i është shqiptuar gjobë për prishje të rendit dhe qetësisë publike.
“Të gjitha veprimet policore janë duke u realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, ku pas intervistimit 37 persona janë proceduar në gjykatë dhe janë në pritje të vendimit nga gjykata. Pas përfundimit të aktiviteteve në orët e pasdites të gjithë pjesëmarrësit janë shpërndarë të qetë”, thuhet në komunikatë.
Policia e Kosovës ka falënderuar qytetaret për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e treguar duke theksuar se mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve të saj ligjore, menaxhimin e situatës së sigurisë, zbatimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës në funksion të garantimit të një mjedisi të qetë e të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallim.

Aksident fatal te Stacioni i Autobusëve, humb jetën një këmbësore
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës zhvillojnë aksion në disa lokacione
Sekuestrohen armë zjarri në Zubin Potok, arrestohen dy persona
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Kurti kërkon nga Macroni mbështetjen e Francës për statusin e kandidatit të Kosovës në BE
Zvonko Veselinoviq largohet drejt Turqisë, fluturon nga Sarajeva për në Stamboll
Gjykimi për sulmin në Ibër-Lepenc, dëshmia e Tiana Viqentijeviqit vazhdon muajin e ardhshëm
Sveçla: Lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të armëve mbetet e palëkundur