Prishtinë, 27 qershor 2026 21:26
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane i Kroacisë, Gordan Grliq Radman, në Dubrovnik ka zhvilluar një takim me zëvendëskryeministrin e parë në detyrë dhe ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, Glauk Konjufca.
Pas takimit, Grliq Radman bëri të ditur se kanë diskutuar për mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë ndaj rrugës evropiane të Kosovës, rëndësinë e stabilitetit institucional dhe përparimin e reformave.
Sipas tij, në takim u trajtuan edhe mundësitë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fushat e mbrojtjes, sigurisë, ekonomisë dhe nismave rajonale. “Kroacia do të vazhdojë ta mbështesë perspektivën evropiane të Kosovës dhe kontributin e saj për stabilitetin në Evropën Juglindore”, ka theksuar Grliq Radman.
“Me zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca. Diskutuam për mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë për rrugën evropiane të Kosovës, rëndësinë e stabilitetit institucional dhe përparimin e reformave, si dhe mundësitë për të forcuar më tej bashkëpunimin tonë në fushat e mbrojtjes, sigurisë, ekonomisë dhe nismave rajonale. Kroacia do të vazhdojë ta mbështesë perspektivën evropiane të Kosovës dhe kontributin e saj për stabilitetin në Evropën Juglindore”, ka shkruar ai në rrjetin social X.

Lista Studentore rrëzoi Vuçiqin, por jo retorikën nacionaliste ndaj Kosovës
Lista e Enkel Rexhepit del e para në zgjedhjet për KKSH-në, siguron 10 nga 29 mandatet
Britania e Madhe rikonfirmon mbështetjen për Kosovën, Burnham i shkruan Kurtit
Ndryshimet në Beograd mund të godasin rrjetin e Listës Serbe dhe strukturat paralele në Kosovë
Kurti fton shqiptarët e Luginës të votojnë për Këshillin Kombëtar Shqiptar
Shala: Institucionet e Kosovës duhet ta monitorojnë komunikimin e Qeverisë së re të Serbisë me serbët e Kosovës
Policia e Kosovës synon rritjen e kapaciteteve profesionale përmes gradimeve të reja
Bizneset kosovare po zgjerojnë praninë e tyre në veri
Ramadani premton transparencë në hetimin për vrasjen e Arlinda Zekajt