Prishtinë, 26 qershor 2026 11:51
Sipas gazetës serbe Danas, pushteti në Serbi po përgatit terrenin për t’u distancuar nga terroristi dhe ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, por vetëm pasi ai të mos i shërbejë më interesave të regjimit të presidentit Aleksandar Vuçiq.
Këtë vlerësim e jep Rada Trajkoviq, kryetare e organizatës joqeveritare “Lëvizja Evropiane e Serbëve nga Kosova”, e cila kritikon ashpër deklaratat e fundit të shefit të grupit parlamentar të Partisë Progresive Serbe (SNS), Milenko Jovanov, i cili e quajti Radoiçiqin “hero të Serbisë”.
Në një intervistë për Danas, Trajkoviq thotë se Jovanov është i vetëdijshëm për akuzat e rënda që rëndojnë mbi Radoiçiqin, duke përmendur faktin se ai ndodhet në listën e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dyshohet për përfshirje në vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq, si dhe për rastin e sulmit të armatosur në Banjskë dhe vepra të tjera penale.
“Jovanov e di shumë mirë se në fund do ta dorëzojnë. Tani po luajnë një lojë patriotizmi për ta paraqitur si hero, ndërsa në prapaskenë po përgatiten ta heqin qafe pa pasoja politike”, citohet të ketë thënë Trajkoviq.
Sipas saj, deklaratat publike në mbështetje të Radoiçiqit synojnë gjithashtu të provokojnë opozitën serbe që të reagojë, ndërsa pushteti përpiqet të ndërtojë një narrativë patriotike rreth figurës së tij.
“Po përgatiten ta heqin qafe, por ndoshta mund t’u duhet që ai të kryejë edhe ndonjë punë tjetër të pistë për Aleksandar Vuçiq”, deklaron Trajkoviq për gazetën.

Britania e Madhe rikonfirmon mbështetjen për Kosovën, Burnham i shkruan Kurtit
Ndryshimet në Beograd mund të godasin rrjetin e Listës Serbe dhe strukturat paralele në Kosovë
Kurti fton shqiptarët e Luginës të votojnë për Këshillin Kombëtar Shqiptar
Shala: Institucionet e Kosovës duhet ta monitorojnë komunikimin e Qeverisë së re të Serbisë me serbët e Kosovës
Kurti: Kosova meriton statusin e vendit kandidat në BE, pozita aktuale nuk e pasqyron progresin e bërë
Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon
Ekspertët kërkojnë përshpejtimin e gradimeve në Polici
Shqiptarët e Luginës votojnë për Këshillin Kombëtar, katër lista garojnë për 29 ulëse