Prishtinë 26 Qershor 2026 11:23
Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme në Venezuelë është rritur në 235, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
Dy tërmete të fuqishme me magnitudë 7,2 dhe 7,5 të shkallës Rihter tronditën Venezuelën veriore dhe qendrore të mërkurën, vetëm 39 sekonda larg njëri-tjetrit.
”Të paktën 4 300 persona u plagosën nga tërmetet”, tha ministri i Shëndetësisë Carlos Alvarado në një intervistë me televizionin shtetëror.
“Fatkeqësisht kemi marrë rreth 235 pacientë që mbërrijnë pa shenja jetësore ose që ndërrojnë jetë ndërsa mbërrijnë në qendrat tona shëndetësore”, tha Alvarado.
“Spitalet janë plot me pacientë dhe ne kemi përfshirë edhe spitale fushore”, shtoi ai.
Ekipet ndërkombëtare të ndihmës po përgatiten për vendosje në Venezuelë me oferta mbështetjeje nga vende të ndryshme të botës.
Gjermania, Zvicra, Franca, Spanja dhe Meksika janë ndër vendet që dërgojnë punonjës shpëtimi për të kërkuar të mbijetuar.
Dëmi ishte veçanërisht i përhapur në shtetin La Guaira në bregdetin e Karaibeve.
Ndërtesat u shembën gjithashtu në kryeqytet, Karakas, dhe në rajone të tjera, sipas zyrtarëve.

Eisenkot merr mandatin për formimin e qeverisë në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit
Pesë të vdekur dhe mbi dhjetë të plagosur nga të shtënat në qendër të Krakovit
Të paktën 20 të vrarë dhe 15 të plagosur nga sulmet në një treg në Jemen
Kërcënimet për bomba alarmojnë Evropën, disa avionë detyrohen të bëjnë ulje të paplanifikuara
Demokratët marrin kontrollin e të dy dhomave të Kongresit amerikan, goditje politike për Trumpin
Zbuten tensionet SHBA-Iran, çmimi i naftës bie 6.7 për qind
Britania e Madhe rikonfirmon mbështetjen për Kosovën, Burnham i shkruan Kurtit
Ekspertët kërkojnë përshpejtimin e gradimeve në Polici
Ndryshimet në Beograd mund të godasin rrjetin e Listës Serbe dhe strukturat paralele në Kosovë
Shqiptarët e Luginës votojnë për Këshillin Kombëtar, katër lista garojnë për 29 ulëse