Prishtinë, 25 qershor 2026 21:26
Dhomat e Specializuara në Hagë ende mbesin brenda afatit të fundit 20 korrik për shpalljen e verdiktit për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në një përgjigje me shkrim për mediat kosovare, Gjykata ka rikujtuar se më 5 maj 2026 Trupi Gjykues nxori urdhër me të cilin afati për shpalljen e aktgjykimit u shty deri më 20 korrik, raporton Euronewalbania.
“Në atë urdhër, Trupi Gjykues deklaroi gjithashtu se, nëse një zgjatje e mëtejshme do të ishte absolutisht e nevojshme, ai do të nxirrte një urdhër për këtë çështje në kohën e duhur”, thuhet në sqarimin e Gjykatës.
Sipas Rregullës 159(1) të Rregullores së Procedurës dhe Provave, nëse rrethanat e rastit kërkojnë më shumë kohë sesa afati fillestar prej 90 ditësh, periudha shtesë nuk duhet të kalojë 60 ditë, përveç rasteve kur ekziston nevojë e domosdoshme për një shtyrje të mëtejshme.
Gjykata ka theksuar se “nëse Trupi Gjykues në këtë rast përcakton se nevojitet kohë shtesë, një vendim i tillë do t’u njoftohet palëve dhe do të bëhet publik”.
Gjykata në Hagë është akuzuar në Kosovë për trajtimin e padinjitetshëm të katër të burgosurve, por zëdhënësja Angela Grip ka përmendur vizitat humanitare të lejuara për të paraburgosurit.
“Korniza Ligjore e Dhomave të Specializuara u mundëson të paraburgusorve të paraqesin kërkesë për vizitë në Kosovë për arsye bindëse humanitare. Gjykatësit e miratuan këtë rregull bazuar në të drejtën ndërkombëtare për të drejtat e njeriut përfshirë nenin 5 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Rregullat Standarde Bazë të Kombeve të Bashkuara për Trajtimin e të Burgosurve. Deri tani, gjykatësit e Dhomave të Specialziuara kanë urdhëruar 14 vizita të të paraburgosurve në Kosovë, që janë organizuar dhe zbatuar nga gjykata, si për shembull, për t’i mundësuar një të paraburgosuri të vizitonte një të afërm të sëmurë ose për të nderuar kujtimin dhe për të qenë pranë anëtarëve të familjes pas vdekjes së një të afërmi. Në rastin e zotit Thaçi p.sh., janë kryer katër vizita të tilla”, tha Angela Grip, zëdhënëse e Dhomave të Specializuara.
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi mbahen në Hagë që prej nëntorit 2020, me akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Përdhosen figurat e UÇK-së në Çair
Pjesëtarit të MUP-it serb, i merret shtetësia e Kosovës
Gjenden mbetje mortore të 11 trupave në Zubin Potok
Bizneset shqiptaro-gjermane kërkojnë bashkëpunim më të madh: Synim investimet strategjike në Kosovë
Kurti: Pa marrëveshje për presidentin do të thoshte shkuarje në zgjedhje të reja
11 aksidente me tren në gjashtëmujorin e parë të vitit – problem sinjalistika
Zelenksy tha se nuk e njeh Kosovën, protestuesit në Tiranë i ndryshojnë emrin rrugës “Ukraina e lirë”
Deputeti ukrainas: Zelensky bëri një gabim diplomatik me deklaratën për Kosovën në Serbi
Basara: Serbia fsheh krimet e veta në Kosovë tash e 150 vjet
Instalacionet me rrëfimet e kohës së rezistencës në ‘Etno fest’ 2026- video