Prishtinë 25 Qershor 2026 15:45
Pesë ditë para skadimit të mandatit të Mekanizimit Residual të Tribunaleve Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë e Ruandën, Këshilli i Sigurimit miraton sot rezolutën për fazën përmbyllëse të mandatit të tij, të krijuar për të kryer rastet e mbetura nga të dy tribunalet. Një nga çështjet thelbësore mbetet se cilit shtet do t’i jepet për të strehuar arkivin e Tribunalit të Hagës.
Këshilli i Sigurimi i Kombeve të Bashkuara miraton sot një rezolutë për të ardhmen e Mekanizmi të Mbetur Ndërkombëtar për Tribunalet Penale, një trup i themeluar në vitin 2010 për të kryer funksionet e mbetura të tribunaleve për ish Jugosllavinë e Ruandën.
Zyra e presidentes së këtij mekanizmi, Graciela Gatti Santana, i ka thënë Radio Kosovës se ky mekanizëm është i gatshëm të vazhdojë të kryejë detyrimet e mbetura dhe të ecë me vendosmëri në rrugën drejt mbylljes.
“Një numër i kufizuar funksionesh kyçe gjyqësore duhet të mbeten në nivel ndërkombëtar për të siguruar përfundimin e përgjegjshëm të ciklit të drejtësisë”, ka thënë Gatii Santana.
“Këto përfshijnë funksione gjyqësore që lidhen me transferimin dhe lirimin e të burgosurve, mbrojtjen e dëshmitarëve dhe monitorimin e tyre”.
Këshilli i Sigurimit do të vendosë gjithashtu se cilit shtet do t’i jepen për të strehuar arkivat e këtyre tribunaleve që përbëjnë një volum të madh të dokumenteve dhe provave për krimet dhe gjenocidin e kryer në ish Jugosllavi e Ruandë.
Kushtrim Gara shef i Njësisë për persona të Zhdukur në Zyrën e Kryeministrit, ka thënë se Kosovës duhet t’i lejohet qasja, sidomos kur ato kërkohen për të ndihmuar në gjetjen e personave të zhdukur.
“Në procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur mbetet e nevojshme qasja në arkiva përfshirë ato të Tribunalit të Hagës dhe në kërkojmë një qasje të barabartë”, i ka thënë Gara, Radio Kosovës.
Prokuroria Speciale Kosovës për dallim prej atyre të Kroacisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Serbisë dhe Malit të Zi, nuk ka pasur asnjëherë qasje në databazën arkivore të këtij mekanizmi.
OKB ka pyetur 6 ish republikat jugosllave, Serbinë, Slloveninë, Bosnjën, Malin e Zi, Kroacinë dhe Maqedoninë e Veriut, nëse pranojnë të strehojnë arkivin, por jo edhe Kosovën që nuk është anëtare e OKB-së, por është një nga vendet më të prekura nga lufta në ish-Jugosllavi.
Në shkurt, kryeministri në detyrë Albin Kurti i kishte shkruar Sekretarit gjeneral të OKB-së, Antonio Guterres, duke i kërkuar që çdo vendim në lidhje me fatin e arkivave “të garantojë qasje të barabartë dhe dinjitoze për viktimat dhe institucionet e Kosovës”.
Arkivat e Tribunaleve për ish Jugosllavinë dhe Ruandën do të jepen për strehim por mbeten pronë e OKB-së dhe pronësia nuk mund të transferohet.
Sidoqoftë Mekanizmi i Mbetur Residual vlerëson se arkivat e tij do të shërbejnë si një platformë e fuqishme për përballjen me të kaluarën dhe një mjet për të mbështetur kujtesën për të kaluarën dhe pajtimin.

Përdhosen figurat e UÇK-së në Çair
Pjesëtarit të MUP-it serb, i merret shtetësia e Kosovës
Gjenden mbetje mortore të 11 trupave në Zubin Potok
Bizneset shqiptaro-gjermane kërkojnë bashkëpunim më të madh: Synim investimet strategjike në Kosovë
Kurti: Pa marrëveshje për presidentin do të thoshte shkuarje në zgjedhje të reja
11 aksidente me tren në gjashtëmujorin e parë të vitit – problem sinjalistika
Instalacionet me rrëfimet e kohës së rezistencës në ‘Etno fest’ 2026- video
Një person humb jetën në aksidentin në Muhovc të Ferizajt
Konjufca – Zelenskit: Kosova nuk pranon të vendoset nën hijen e integritetit territorial të Serbisë
Shqipëria i reagon Zelenskyt: Pavarësia e Kosovës e pakthyeshme