Prishtinë 25 Qershor 2026 14:08
Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) ka shënuar 5-vjetorin e themelimit të saj, ku përfaqësues institucionalë dhe ndërkombëtarë kanë vlerësuar punën dhe rolin e saj në forcimin e transparencës dhe mbrojtjes së të dhënave personale në Kosovë.
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, tha se një shtet demokratik e trajton transparencën dhe privatësinë si dy garanci të domosdoshme, ngase sipas saj, njëra e bën pushtetin të dukshëm e tjetra e mbron qytetarin nga ndërhyrja e tij.
“Një shtet demokratik e trajton transparencën dhe privatësinë si dy garanci të domosdoshme, ngase njëra e bën pushtetin të dukshëm, ndërsa tjetra e mbron qytetarin nga ndërhyrja e panevojshme në jetën e tij.. Vetëm gjatë vitit 2025 Agjencia ka pranuar mbi një mijë kërkesa, ka kryer qindra inspektime dhe ka trajtuar qindra pjesëmarrës nga sektorë të ndryshëm.. Brenda një periudhe të shkurtër agjencia ka arritur të vendos Kosovën në rrjete të rëndësishme ndërkombëtare të privatësisë, pjesëmarrja si vëzhguese në bordin evropian, si dhe përfaqësimin e asamblesë globale të privatësisë, janë hapa të rëndësishëm për pranitë profesionale dhe institucionale të republikës sonë në këtë fushë”, tha Haxhiu.
E komisionerja për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva, tha se ngritja e kapaciteteve ishte një nga objektivat që të realizohej, e që rezultoi me mijëra pjesëmarrës.
“Ngritja e kapaciteteve ishte njëra prej objektivave e që realizohej dhe rezultonte me mijëra pjesëmarrës, profesionist dhe filluar nga sektori i drejtësisë ku u trajnuam, shumë gjyqtarë, prokurorë e zyrtarë policorë, të shërbimit korrektues… Filluam me ministrat, kryetarët e komunave, udhëheqësit të pavarur, sekretarë të përgjithshëm, drejtor e deri te zyrtarët e arkives, për të siguruar që llogaridhënia institucionale, nuk do të mbetej peng i mosnjohjes me detyrimet ligjore. Me rol po aq të rëndësishëm, sektori privat ishte në qendrën tonë informuese, karshi përmbushjes së obligimeve ligjore. Si kontrollues të veçantë të të dhënave personale, kompanitë e teknologjisë informative, start up, kompanitë e telekomunikimit ishin pjesë e pandashme e ndërgjegjësimit të aktiviteteve tona. Shëndetësia si një prej sektorëve që ruan të dhëna të ndjeshme ishte fokusi jonë për të ngritur kapacitetet”, tha Sogojeva.
Kurse, drejtori i Agjencisë Kroate për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Zdravko Vukiq, tha se nga perspektiva e bordit të BE-së, e vlerësojnë përkushtimin e AIP-së në linjë me praktikat e BE-së.
“Nga perspektiva e bordit të BE-së, ne vlerësojmë përkushtimin e autoritetit të mbrojtjes së të dhënave në linjë me praktikat e BE dhe praktikat më të mira. Statusi i vrojtuesit që Kosova është duke e gëzuar tani brenda kornizës së bordit, është një njohje me rëndësi e përpjekjeve tuaja dhe ofron platformë të vlefshme për dialog për bashkëpunim dhe shkëmbim të ekspertizave. Në një ambient digjital, autoritetet mbikëqyrëse janë bërë më të rëndësishme se kurrë. Përgjatë viteve institucione tona kanë shkëmbyer dituri, përvoja dhe praktika të mira. Ne kemi mësuar nga njëra tjetra dhe kemi punuar bashkë që të forcohemi”, tha ai.

Haxhiu: Serbia mban përgjegjësi të drejtpërdrejtë për personat e zhdukur, arkivat duhet të hapen
Haxhiu: Pas certifikimit të rezultateve nisin takimet me partitë për çështjen e presidentit
Danjela Sahat: Ndihem e lehtësuar që kanë nisur hetimet për vrasjen e vëllait tim nga snajperistët serbë në Bosnje
Mbi 2,400 kërkesa për njohjen e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës
Mbi 5.7 milionë euro dëme nga vërshimet e janarit
Aksione inspektuese për shitjen e cigareve elektronike në afërsi të shkollave
Ngjyroset grafiti “Kosovska Mitrovica” dhe mbishkrimet tjera në muralin në Mitrovicë të Veriut
Dialogu Kosovë-Serbi, Janjiq: Duhet të bisedohet edhe me shqiptarët e Luginës