Prishtinë 24 Qershor 2026 15:48
Kosova ka shënuar rritje të eksporteve gjatë muajit maj 2026, me vlerën e mallrave të eksportuara që arriti në 94.1 milionë euro, ose 15.7 për qind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Megjithatë, pavarësisht kësaj performance pozitive, importet vazhdojnë të mbeten dukshëm më të larta, duke bërë që deficiti tregtar të rritet në 544.4 milionë euro, ose 4 për qind më shumë se në maj 2025.
Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se, megjithëse eksportet janë rritur me 15.7 për qind në baza vjetore, importet vazhdojnë të dominojnë tregtinë e jashtme të vendit, me një vlerë prej 638.6 milionë eurosh.
“Eksporti i mallrave në muajin maj 2026 kishte vlerën 94,1 milionë euro, ndërsa importi 638,6 milionë euro, që është një rritje prej 15,7 % për eksport, si dhe një rritje prej 5,6 % për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2025”, thuhet në njoftimin e tyre.
ASK thekson se grupet kryesore të eksportit janë 27,5 % metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 11,1 % e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 10,7 % e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 8,9 % e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 8,0 % e përbëjnë produktet minerale; etj.
Ndërsa sipas të dhënave të grupeve kryesore të importit: 15,2 % e përbëjnë produktet minerale, 12,6 % e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, 12,0 % e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 11,7 % e përbëjnë mjetet e transportit; 10,8 % e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; etj.
Eksportet e Kosovës në BE u rritën prej 6.3%
Sipas ASK-së, eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 30,8 milion Euro, ose rreth 32,7 % e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 6,3 %. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania (9,9%), Italia (4,9), Holanda (2,7%), etj.
Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 301,3 milion Euro, ose 47,2 % e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 13,7%. Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania (13,1%), Italia (8,8%), Polonia (4,1%), etj.
24.6% rritje e eksportit me vendet e CEFTA-s
Eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 43,1 milionë euro, ose 45,7 % të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 24,6 %. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Maqedonia e Veriut (16,4%), Shqipëria (14,8%), Mali i Zi (6,6%), Serbia (6,4%), etj.
Importet nga vendet e CEFTA-s arritën në 85,3 milionë euro, ose 13,4 % të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 22,5 %. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Maqedonia e Veriut (4,9%), Shqipëria (4,1%), Serbia (3,2%).

Hetemi takon ish-të burgosurit politikë, përgatitet forumi i përbashkët
Arrestohet në Maqedoninë e Veriut ish-luftëtari i UÇK-së, Fadil Pushkolli
Vlora Hyseni u dorëzohet autoriteteve shqiptare në Vërmicë
Trump në OKB falënderon Kosovën për kontributin me trupa në Gaza
Administrata Tatimore e Kosovës forcon inspektimin dhe mbledhjen e borxheve me 39
Lirohet nga autoritetet kroate shtetasi i Kosovës, Bajram Bajrami
Aksident i rëndë në rrugën Landovicë-Gjonaj, humb jetën një motoçiklist
Foda para sfidës me Irlandën: Kosova synon fitore, Muriqi kapiten
Afati për zgjedhjen e presidentit përfundon më 6 tetor
Kosova dhe SHBA-ja forcojnë partneritetin në mbrojtje, synohet avancimi i kapaciteteve të FSK-së