Mitrovicë, 24 qershor 2026 14:14
Katër persona të nacionalitetit serb janë shoqëruar sot në Polici, për të dhënë deklaratë, lidhur me një mural në rrugën “Mbreti Petar 1”, për të paraqitur figurat e Patriarkut Pavle dhe Mitropolitit Amfilohije.
VeritasInfo merr vesh se personat e shoqëruar nga Policia e Kosovës, kanë qenë të angazhuar nga Komuna e Mitrovicës së Veriut, për të realizuar një vepër të tillë, e cila sipas Policisë së Kosovës, është e ndaluar nesë paraprakisht nuk ka leje nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.
Raportohet se ata kishin nisur punimet duke testuar ngjyrën në mur, kur janë ndaluar nga policia.
I kontaktuar nga VeritasInfo, përkitazi me rastin, zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka deklaruar se katër persona janë shoqëruar në stacion policor.
“Katër persona janë shoqëruar në stacion policor. Njërit prej tyre i është shqiptuar gjobë për vandalizëm, ndërsa të tjerët janë liruar pas procedurave policore”, ka thënë Elshani, duke theksuar se nuk do të lejohet të ketë murale të çfardo lloji pa pasur paraprakisht leje nga MAPL.

Shtatë lokale mbyllen në veri të Kosovës pas inspektimeve sanitare
Mbyllen disa lokale në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan pas aksionit të inspektorateve
Rruga Korishë–Kabash në Prizren, investim prej 4.1 milionë eurosh
Ura në Graçanicë për 48,966 euro. Oferta është pothuajse identike me buxhetin e planifikuar nga Lista Serbe
Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
397 kadetë diplomojnë në Policinë e Kosovës, Kurti e Haxhiu me mesazhe për gjeneratën e re
Shala: Institucionet e Kosovës duhet ta monitorojnë komunikimin e Qeverisë së re të Serbisë me serbët e Kosovës
Pas 15 muajsh në burgun e Serbisë, lirohet Behar Preniqi nga Obiliqi
Kosova dhe Banka Botërore nënshkruajnë marrëveshje për zhvillimin e Eko-Parqeve Industriale