Mitrovicë, 24 qershor 2026 12:44
Komuna e Mitrovicës ka nisur instalimin e kamerave të sigurisë, duke paralajmëruar zgjerimin e këtij sistemi në të gjithë qytetin deri në fund të vitit 2026.
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka bërë të ditur se projekti ka filluar nga objekti i komunës dhe se në muajt në vijim do të vazhdojë me shtrirjen e kamerave në hapësira të tjera publike në qytet.
Sipas tij, qëllimi kryesor i këtij investimi është rritja e sigurisë së qytetarëve dhe krijimi i një ambienti më të sigurt në gjithë territorin e komunës.
Peci ka theksuar se, pavarësisht sfidave të sigurisë me të cilat është përballur Mitrovica në të kaluarën, qyteti nuk ka pasur deri më tani një sistem të mirëfilltë të kamerave të sigurisë. Ai e ka cilësuar këtë si një paradoks, duke nënvizuar nevojën për investime të tilla në interes të rendit dhe sigurisë publike.
Projekti do të zbatohet në faza, me synimin që deri në fund të vitit të sigurohet mbulim më i gjerë i qytetit me kamera vëzhguese, duke ndihmuar institucionet përgjegjëse në parandalimin dhe zbardhjen e rasteve të ndryshme.

Shtatë lokale mbyllen në veri të Kosovës pas inspektimeve sanitare
Mbyllen disa lokale në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan pas aksionit të inspektorateve
Rruga Korishë–Kabash në Prizren, investim prej 4.1 milionë eurosh
Ura në Graçanicë për 48,966 euro. Oferta është pothuajse identike me buxhetin e planifikuar nga Lista Serbe
Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Kosova me synime për dy sfidat e fundit në Ligën e Kombeve, publikohet lista
Aksident fatal te Stacioni i Autobusëve, humb jetën një këmbësore
BQK-ja dorëzon aplikimin për anëtarësimin e Kosovës në SEPA, synohen pagesa më të lira dhe më të shpejta
Kurti: 20 baza policore janë ndërtuar e fuqizuar në veri të Kosovës