Mitrovicë e Veriut, 26 korrik 2025
Policia e Kosovës ka arrestuar të shtunën një 42-vjeçar në Mitrovicën e Veriut, i dyshuar për veprën penale “zjarrvënie”.
Ngjarja ka ndodhur më 26 korrik, rreth orës 15:55, në lagjen “Kodra e Minatorëve”, ku një zjarr rrezikoi disa shtëpi dhe automjete.
“Falë reagimit të shpejtë të njësive policore dhe zjarrfikësve, zjarri u lokalizua dhe u shua pa shkaktuar dëme të mëdha,” ka bërë të ditur Policia.
Gjatë hetimeve, autoritetet kanë siguruar një video ku shihet i dyshuari duke i vënë qëllimisht zjarr barishtes. Ai është identifikuar si Z.M., 42 vjeç, dhe është arrestuar në shtëpinë e tij. Me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe do të hetohet për veprën penale “zjarrvënie”.
Policia u ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin ndezjen e zjarreve në hapësira të hapura, veçanërisht gjatë muajve të verës, duke paralajmëruar se veprime të tilla rrezikojnë jetën, pronën dhe ambientin. Qytetarët inkurajohen të raportojnë menjëherë raste të ngjashme në numrin emergjent 192.

Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante