Prishtinë, 26 korrik 2025
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është në gjendje të plotë gatishmërie për të ofruar mbështetje të menjëhershme në rast se kërkohet për vënien nën kontroll të zjarreve që kanë përfshirë disa komuna të vendit.
“Institucionet e Republikës së Kosovës janë të mobilizuara për të ofruar ndihmën e nevojshme. FSK-ja është e gatshme të veprojë menjëherë, nëse kërkohet nga autoritetet komunale apo ato qendrore,” ka shkruar Osmani në Facebook.
Ajo u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr, si dhe të raportojnë menjëherë çdo vatër të dyshimtë.
“Vetëm me përgjegjësi kolektive mund të parandalojmë përhapjen e mëtejshme të zjarreve. Mbështetja dhe bashkëpunimi i secilit prej nesh është thelbësor,” ka theksuar Presidentja.

Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë