Prishtinë 24 Qershor 2026 8:48
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar qytetarët se për shkak të organizimit të Kampionatit të Kosovës në Çiklizëm 2026, sot dhe nesër do të ketë kufizime të përkohshme në qarkullimin e automjeteve në segmentet rrugore të përfshira në itinerarin e garave.
Sipas njoftimit zyrtar, dita e parë e kampionatit, 24 qershor, do t’i kushtohet garës së kronometrit individual (ITT), e cila do të nisë në orën 10:00. Çiklistët do të lëvizin në itinerarin Ferizaj – HIB Petrol në Bibaj – Babush, përgjatë segmentit të autostradës “Arbër Xhaferi” dhe në drejtimin e kundërt. Përfundimi i garës është paraparë rreth orës 12:00.
Ndërkaq, të enjten do të zhvillohet gara rrugore (Road Race), me fillim në orën 10:00. Itinerari përfshin aksin Ferizaj (Bibaj) – Hani i Elezit – Ferizaj – Trudë, me një gjatësi prej 100 kilometrash. Organizatorët kanë bërë të ditur se përfundimi i garës pritet të bëhet në Trudë rreth orës 13:00.
Ministria u ka bërë thirrje qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik që të planifikojnë lëvizjet e tyre me kohë, të shmangin vonesat e mundshme dhe të respektojnë udhëzimet e Policisë së Kosovës, zyrtarëve të garës dhe sinjalizimin e vendosur përgjatë rrugëve ku do të zhvillohen aktivitetet sportive.

11 aksidente me tren në gjashtëmujorin e parë të vitit – problem sinjalistika
Seanca konstituive e Kuvendit vazhdon sot në ora 11
Katër produkte të deklaruara si qumësht rezultojnë jokonforme, Agjencia e Ushqimit urdhëron tërheqjen nga tregu
Gërvalla: Gjetjet e mbetjeve mortore dëshmojnë gjenocidin serb
Policia dhe Prokuroria publikojnë pamjet e arrestimit të të dyshuarit për krime lufte (Video)
Konfirmohen mbetje mortore edhe në lokacionin e tretë në Zubin Potok
Vdes në QKUK i lënduari në Graçanicë, policia sekuestron pistoletë