Prishtinë, 24 qershor 2026 11:16
Ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi tha se Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme miratoi vendimin për rialokimin e mjeteve buxhetore për katër projekte infrastrukturore në vlerë prej 1 milion euro.
“Projekti i parë është ai i rindërtimit të urës Sitnica në Komunën e Mitrovicës së Jugut në vlerë prej 400.000 euro. Projekti i dytë është rregullimi i kanalizimit dhe asfaltimit në qytet dhe në fshatrat e Komunës së Shtimes me vlerë prej 300.000 euro. Projekti i tretë është rivitalizimi i zonave publike të infrastrukturës së rekreacionit malor në Komunën e Pejës në vlerë prej 300.000 euro. Dhe projekti i katërt, ndërtimi i sallës së jashtme sportive në shkollën ‘Mustafa Dumoshi’ në Dumosh në Komunën e Podujevës në vlerë prej 50.000 euro”, tha ai gjatë konferencës për media.
Krasniqi paralajmëroi që në ditët në vijim do të ketë edhe një ndarje në vlerë prej mbi 3 milionë euro për pesë komunat e tjera, të cilat janë fitueset e grantit të performancës për vitin 2025.
Krasniqi gjatë konferencës ka konfirmuar mbështetjen e grupit multietnik ndaj Lëvizjes Vetëvendosje për formimin e institucioneve të reja.
“Ajo çka unë mund të them është që grupi multietnik, që është i përbërë prej tetë ose nëntë deputetëve, janë të gatshëm edhe të interesuar që sa më parë, bashkë me fituesin e zgjedhjeve, të shkojnë dhe t’i formojnë institucionet e Republikës së Kosovës. Kështu që kjo garanton një numër të mjaftueshëm për votimin e qeverisë së re të Republikës së Kosovës”, tha ai.

Hetemi takon ish-të burgosurit politikë, përgatitet forumi i përbashkët
Arrestohet në Maqedoninë e Veriut ish-luftëtari i UÇK-së, Fadil Pushkolli
Vlora Hyseni u dorëzohet autoriteteve shqiptare në Vërmicë
Trump në OKB falënderon Kosovën për kontributin me trupa në Gaza
Administrata Tatimore e Kosovës forcon inspektimin dhe mbledhjen e borxheve me 39
Lirohet nga autoritetet kroate shtetasi i Kosovës, Bajram Bajrami
Islami: Serbia vazhdon luftën hibride dhe propagandën kundër institucioneve të Kosovës
Sadiku siguron medalje evropiane në boks
Kurti në New York kërkon bazë të përhershme amerikane në Bondsteel dhe hapjen e arkivave nga Serbia
Hallgrimsson: Barazimi me Kosovën do të na kënaqte