Prishtinë, 23 qershor 2026 17:36
Kosova po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në hartën turistike të Ballkanit, ndërsa vizitorë të shumtë nga vende të ndryshme po e përshkruajnë atë si një destinacion autentik, mikpritës dhe ende të pazbuluar nga turizmi masiv.
Rajonet malore të vendit, veçanërisht zonat e Sharrit dhe Bjeshkëve të Nemuna, po tërheqin turistë që kërkojnë natyrë të paprekur, aventura në mal dhe përvoja të afërta me komunitetet lokale. Vizitorët vlerësojnë peizazhet alpine, shtigjet e ecjes, liqenet malore dhe mundësitë për aktivitete gjatë gjithë vitit, nga alpinizmi deri te sportet dimërore.
Sipas turistëve, një nga elementet që e dallon Kosovën nga destinacionet e tjera është mikpritja e banorëve. Shumë prej tyre thonë se ndihen “si në familje”, duke theksuar gatishmërinë e vendasve për t’i ndihmuar dhe për t’i bërë të ndihen të mirëpritur.
“Njerëzit ishin miqësorë kudo… Ndiheshim sikur po vizitonim familjarë dhe jo thjesht si turistë”, thotë irlandezi Mariusz Zaremba, një turist që ka zgjedhur të vizitojë Kosovën për pushimet e tij verore.
Potenciali i Kosovës qëndron pikërisht te kombinimi i natyrës së ruajtur, trashëgimisë kulturore dhe autenticitetit që ende nuk është cenuar nga zhvillimi i pakontrolluar turistik. Përveç kryeqendrave urbane, vëmendje të veçantë po marrin parqet kombëtare dhe zonat malore, të cilat konsiderohen ndër asetet më të rëndësishme turistike të vendit.
Rritja e interesimit të turistëve të huaj shihet si një mundësi për zhvillimin ekonomik të komuniteteve lokale, veçanërisht në zonat malore ku turizmi po shndërrohet në një burim të rëndësishëm të të ardhurave.
Me peizazhe që shpesh përshkruhen si “perla të fshehura të Ballkanit” dhe me një mikpritje që lë mbresa te vizitorët, Kosova po pozicionohet gradualisht si një destinacion gjithnjë e më i kërkuar për ata që duan të zbulojnë anën më autentike të rajonit.
Sipas të dhënave në Agjencinë e Statistikave të Kosovës, turizmi ka shënuar rritje, dhe nëse ky trend vazhdon me këtë ritëm, viti 2026 do të regjistrojë numër rekord të vizitorëve.

BQK-ja dorëzon aplikimin për anëtarësimin e Kosovës në SEPA, synohen pagesa më të lira dhe më të shpejta
Pas 15 muajsh në burgun e Serbisë, lirohet Behar Preniqi nga Obiliqi
Kosova dhe Banka Botërore nënshkruajnë marrëveshje për zhvillimin e Eko-Parqeve Industriale
Në Prilluzhë qytetari hedh në shitje shtëpinë për shkak të korrupsionit të Listës Serbe
Lidhjet e “Alta Bank” me Milan Radoiçiçin dhe Zvonko Veselinoviqin
Strategjia për Apelin në Hagë, Konjufca: Nuk do të bëhen publike diskutimet
Kurti fton shqiptarët e Luginës të votojnë për Këshillin Kombëtar Shqiptar
Pesë të vdekur dhe mbi dhjetë të plagosur nga të shtënat në qendër të Krakovit
Kosova me synime për dy sfidat e fundit në Ligën e Kombeve, publikohet lista
Aksident fatal te Stacioni i Autobusëve, humb jetën një këmbësore