Prishtinë, 23 qershor 2026 08:08
Zëdhënësja e Dhomave të Specializuara, Angela Grip, deklaroi se rregullat e gjykatës u lejojnë të paraburgosurve të paraqesin një kërkesë për të vizituar Kosovën në rastet kur ka arsye të justifikuara humanitare për ta bërë këtë.
“Gjyqtarët e miratuan këtë rregull bazuar në ligjin ndërkombëtar të të drejtave të njeriut, duke përfshirë Nenin 5 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Rregullat Minimale Standarde të Kombeve të Bashkuara për Trajtimin e të Burgosurve”, tha Grip.
Sipas saj, 14 të pandehur nga Kosova deri më tani kanë ushtruar të drejtën për të vizituar Kosovën në rastet e sëmundjes ose vdekjes së një anëtari të familjes.
“Në rastin e Hashim Thaçit, për shembull, u bënë katër vizita të tilla”, shtoi Grip në një mesazh video në rrjetin social “X”.

Nisin punimet për fabrikën e municionit në Gjakovë
BQK-ja dorëzon aplikimin për anëtarësimin e Kosovës në SEPA, synohen pagesa më të lira dhe më të shpejta
Pas 15 muajsh në burgun e Serbisë, lirohet Behar Preniqi nga Obiliqi
Kosova dhe Banka Botërore nënshkruajnë marrëveshje për zhvillimin e Eko-Parqeve Industriale
Në Prilluzhë qytetari hedh në shitje shtëpinë për shkak të korrupsionit të Listës Serbe
Lidhjet e “Alta Bank” me Milan Radoiçiçin dhe Zvonko Veselinoviqin
Kurti fton shqiptarët e Luginës të votojnë për Këshillin Kombëtar Shqiptar
Pesë të vdekur dhe mbi dhjetë të plagosur nga të shtënat në qendër të Krakovit
Kosova me synime për dy sfidat e fundit në Ligën e Kombeve, publikohet lista