Prishtinë, 23 qershor 2026 07:49
Alarmi i mbrëmshëm për një mjet të dyshuar shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë ka rezultuar të jetë i rremë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.
“Informata është trajtuar nga ana e policisë. Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.
Hetuesit policorë, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast, i cili është cilësuar si lajmërim i rrejshëm”, ka deklaruar Ahmeti.
Policia kishte pranuar informatën rreth orës 18:00, duke ndërmarrë menjëherë masat e sigurisë në zonë. Për shkak të dyshimeve, qytetarët u evakuuan nga një perimetër i caktuar, ndërsa njësitet përkatëse kryen kontrolle të detajuara në hapësirat e stacionit.

Kurti: 20 baza policore janë ndërtuar e fuqizuar në veri të Kosovës
397 kadetë diplomojnë në Policinë e Kosovës, Kurti e Haxhiu me mesazhe për gjeneratën e re
Forcohet bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri në operacionet e kërkim-shpëtimit
Sveçla: Kosova mbetet partner serioz i Europol-it
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Nisin punimet për fabrikën e municionit në Gjakovë
Kurti fton shqiptarët e Luginës të votojnë për Këshillin Kombëtar Shqiptar
Pesë të vdekur dhe mbi dhjetë të plagosur nga të shtënat në qendër të Krakovit
Kosova me synime për dy sfidat e fundit në Ligën e Kombeve, publikohet lista