Prishtinë, 20 qershor 2026 20:22
Irani ka njoftuar mbylljen e Ngushticës së Hormuzit për trafikun detar, duke e lidhur vendimin me sulmet e fundit izraelite në Libanin jugor, të cilat i cilësoi si shkelje të marrëveshjes së arritur mes Teheranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës të enjten.
Komanda Qendrore Ushtarake iraniane “Khatam-al Anbiya” deklaroi se mbyllja e kësaj rruge strategjike detare përbën hapin e parë të reagimit ndaj asaj që e quajti “thyerje të premtimeve nga armiku”.
“Njoftohet se Ngushtica e Hormuzit do të mbyllet për qarkullimin e anijeve. Ky është hapi i parë si përgjigje ndaj shkeljes së premtimeve nga armiku. Nëse agresioni vazhdon, do të planifikohen dhe ndërmerren masa të tjera për ta detyruar armikun t’u përmbahet detyrimeve të tij”, thuhet në deklaratën e transmetuar nga televizioni shtetëror iranian, transmeton “Al Jazeera”.
Vendimi vjen pasi Izraeli vazhdoi sulmet ajrore në Libanin jugor, pavarësisht armëpushimit të shpallur dje, ndërsa tensionet në Lindjen e Mesme mbeten të larta.
Ngushtica e Hormuzit konsiderohet një nga rrugët më të rëndësishme detare në botë për transportin e naftës dhe gazit.
Ngushtica u hap pas arritjes së një marrëveshje mes SHBA-së dhe Iranit, e cila synohet të kthehet në përfundimtare brenda 60 ditëve.
Me hapjen e ngushticës, ra edhe çmimi i naftës ditëve të fundit.

Demokratët marrin kontrollin e të dy dhomave të Kongresit amerikan, goditje politike për Trumpin
Zbuten tensionet SHBA-Iran, çmimi i naftës bie 6.7 për qind
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi
Miliband: Rusia nuk po e fiton luftën në Ukrainë
Sulm me dron rus në stacionin hekurudhor në Dnipro, 13 të vrarë dhe 10 të plagosur
Shkon në 64 numri i viktimave nga përplasja e trenave në Spanjë
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve
Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Kurti: Kosova meriton statusin e vendit kandidat në BE, pozita aktuale nuk e pasqyron progresin e bërë