Prishtinë, 20 qershor 2026 16:56
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në veprimtari të paligjshme me narkotikë, ndërsa gjatë aksionit janë konfiskuar afro 18 kilogramë substancë e dyshuar marihuanë.
Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur më 19 qershor, rreth orës 17:30, kur hetuesit e Stacionit Policor në Kaçanik kanë tentuar të ndalojnë një automjet për kontroll. Drejtuesi i veturës nuk i është bindur urdhrit të policisë dhe përkohësisht ka arritur t’i shmanget ndalimit.
Sipas Policisë, ekziston dyshimi se substanca është hedhur nga personat që ndodheshin në automjetin që tentoi t’i shmangej kontrollit policor.
Pesha totale e substancës së konfiskuar është 17 kilogramë e 834.6 gramë. Gjithashtu, janë sekuestruar edhe prova të tjera që lidhen me rastin.
Në kuadër të hetimeve janë arrestuar dy të dyshuar, F.K. (1961), shtetas i Republikës së Shqipërisë, dhe A.C. (2001), shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut, nën dyshimin për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Me vendim të prokurorit kujdestar të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

Aksident fatal te Stacioni i Autobusëve, humb jetën një këmbësore
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës zhvillojnë aksion në disa lokacione
Sekuestrohen armë zjarri në Zubin Potok, arrestohen dy persona
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Nisin punimet për fabrikën e municionit në Gjakovë
Kurti fton shqiptarët e Luginës të votojnë për Këshillin Kombëtar Shqiptar
Pesë të vdekur dhe mbi dhjetë të plagosur nga të shtënat në qendër të Krakovit
Kosova me synime për dy sfidat e fundit në Ligën e Kombeve, publikohet lista