Prishtinë, 21 qershor 2026 08:24
Një i ri 22-vjeçar ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku që ndodhi pak para mesnatës në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në territorin e Vushtrrisë.
Sipas informacioneve të para, në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Viktima, që dyshohet të jetë D.M, ishte duke drejtuar motoçikletën dhe nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe hetuesit e trafikut, të cilët kanë nisur veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
Me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për kryerjen e obduksionit. Hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim.

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës zhvillojnë aksion në disa lokacione
Sekuestrohen armë zjarri në Zubin Potok, arrestohen dy persona
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Raportohet për një bombë në Shkollën Fillore “Stana Baqanin” në Leshak, rasti nën hetim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona