Prishtinë, 18 qershor 2026 21:17
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka përshëndetur aksionin e suksesshëm të Policisë së Kosovës, Prokurorisë dhe AKI-së që rezultoi me arrestimin e katër personave dhe sekuestrimin e rreth 60 kilogramëve substancë narkotike, marihuanë.
“Lufta ndaj narkotikëve mbetet e pakompromis në funksion të garantimit të sigurisë publike, mbrojtjes së të rinjve tanë dhe ruajtjes së një mjedisi të shëndetshëm e të sigurt për të gjithë qytetarët. Përshëndes aksionin e suksesshëm të Policisë së Kosovës, Prokurorisë dhe Agjencisë Kosovare të Intelegjencës që rezultoi me arrestimin e katër personave dhe sekuestrimin e rreth 60 kilogramëve substancë narkotike, marihuanë. Ky operacion dëshmon profesionalizmin, përkushtimin dhe vendosmërinë e institucioneve tona në luftën kundër krimit të organizuar dhe rrjeteve të trafikimit të narkotikëve. Bashkëpunimi i ngushtë ndërinstitucional mbetet kyç për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, duke forcuar sigurinë e qytetarëve dhe rendin në Republikën e Kosovës”, ka shkruar ai.

Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
Raportohet për një bombë në Shkollën Fillore “Stana Baqanin” në Leshak, rasti nën hetim
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e rëndë në Vitomiricë të Pejës
Një person humb jetën në vendin e punës në Istog
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021