Prishtinë, 12 qershor 2026 08:11
Kosova do të përfitojë 8.78 milionë franga zvicerane për të mbështetur transformimin e gjelbër të sektorit privat, përmes një projekti pesëvjeçar që synon rritjen e konkurrueshmërisë dhe qëndrueshmërisë së ndërmarrjeve vendore.
Mbështetja financiare vjen nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), me bashkëfinancim nga Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA), në kuadër të projektit “Transformimi i Gjelbër i Ndërmarrjeve Private në Kosovë (GPEK)”, i cili do të zbatohet gjatë periudhës 2026-2031.
Projekti synon të ndihmojë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në adoptimin e teknologjive më të pastra, përmirësimin e efikasitetit në përdorimin e burimeve dhe zbatimin e praktikave të qëndrueshme të biznesit. Përmes këtyre investimeve pritet të krijohen mundësi të reja për zhvillim ekonomik, rritje të produktivitetit dhe përballje më e mirë me sfidat klimatike.
Sipas Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, transformimi i gjelbër paraqet një nga prioritetet kryesore për zhvillimin ekonomik afatgjatë të vendit. Projekti pritet të kontribuojë edhe në nxitjen e investimeve të gjelbra, hapjen e vendeve të reja të punës dhe përfshirjen më të madhe të kategorive të nënpërfaqësuara në aktivitetet ekonomike.
Mbështetja e Zvicrës dhe Suedisë konsiderohet një tjetër dëshmi e partneritetit të vazhdueshëm me Kosovën, duke investuar në sektorë që ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik, inovacionin dhe përafrimin e vendit me standardet moderne të qëndrueshmërisë mjedisore.

Strategjia për Apelin në Hagë, Konjufca: Nuk do të bëhen publike diskutimet
22 persona arrestohen në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash
Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve