Prishtinë 12 Qershor 2026 9:28
Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka bërë të ditur se Ministria e Ekonomisë dhe KRU “Prishtina” do të investojnë mbi 2.2 milionë euro për përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm në Podujevë dhe zgjerimin e rrjetit në disa fshatra të kësaj komune.
Përmes një postimi në Facebook, Rizvanolli ka njoftuar se Ministria e Ekonomisë ka ndarë 1.22 milion euro për këtë projekt, ndërsa KRU “Prishtina” do të kontribuojë me mbi 1 milion euro shtesë.
“Për furnizim më të rregullt me ujë në Podujevë dhe zgjerim të rrjetit në fshatra, Ministria e Ekonomisë ka ndarë 1.22 milion euro, ndërsa KRU ‘Prishtina’ do të ndajë mbi 1 milion euro”, ka shkruar ajo.
Sipas saj, nga ky investim do të përfitojnë rreth 27.500 banorë të një pjese të qytetit të Podujevës, si dhe banorët e fshatrave Llapashticë, Katunishtë, Gllamnik, Dumosh, Sfeçël, Livadicë, Ballovc, Lladovc dhe Surkish.
“Me këtë investim përfitojnë rreth 27.500 banorë në një pjesë të qytetit të Podujevës dhe të fshatrave Llapashticë, Katunishtë, Gllamnik, Dumosh, Sfeçël, Livadicë, Ballovc, Lladovc e Surkish”, ka theksuar Rizvanolli.
Ajo ka bërë të ditur se projekti parasheh ndërtimin dhe zgjatjen e linjave të reja të ujësjellësit, përmirësimin e presionit në rrjet, zvogëlimin e humbjeve teknike dhe rritjen e cilësisë së furnizimit me ujë të pijshëm.
“Do të ndërtohen dhe zgjaten linja të reja të ujësjellësit, do të përmirësohet presioni në rrjet, do të zvogëlohen humbjet teknike dhe do të rritet cilësia e furnizimit me ujë të pijshëm për qytetarët”, ka deklaruar ministrja në detyrë e Ekonomisë.

908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës zhvillojnë aksion në disa lokacione
Kosova përfaqësohet në takimin evropian të rrjeteve të ansambleve muzikore në Itali
Zbuten tensionet SHBA-Iran, çmimi i naftës bie 6.7 për qind