Prishtinë 11 Qershor 2026 12:11
Kanë nisur punimet për realizimin e projektit “Stabilizimi i rrëshqitjes në rrugën R104 Klinë–Gurrakoc, km 1+200”, një investim i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit në vlerë prej 373,614.26 euro.
Sipas njoftimit të ministrisë, projekti synon stabilizimin e terrenit dhe rritjen e sigurisë së qarkullimit në këtë segment rrugor, i cili është konsideruar si një nga pikat më të ndjeshme të infrastrukturës në këtë zonë.
Ndërhyrja do të kontribuojë në parandalimin e rreziqeve nga rrëshqitjet e dheut, duke krijuar kushte më të sigurta për qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik.
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se mbetet e përkushtuar në realizimin e projekteve që përmirësojnë sigurinë dhe cilësinë e rrjetit rrugor në të gjithë vendin.

Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës