Prishtinë, 9 qershor 2026 07:55
Prokuroria Themelore në Prishtinë në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës – Njësitin e Krimeve Kibernetike në kuadër të NJHP-së, kanë zbatuar 3 urdhër kontrolle në lokacione të ndryshme, të cilat kanë rezultuar me ndalimin e 2 personave, për shkak të dyshimit në kryerjen e veprës penale Mashtrimi nga neni 323 i KPRK-së, ku gjatë zbatimit të këtyre urdhër kontrolleve janë sekuestruar: një veturë, disa telefona, disa sim – Kartela, si dhe fletëpagesa të bankave.
Po ashtu, lidhur me këtë çështje janë identifikuar edhe 2 persona tjerë, por që të njëjtit gjenden në arrati.
“Sipas të dhënave të siguruara deri në këtë fazë, ekziston dyshimi se të dyshuarit në bashkëpunim dhe koordinim të veprimeve mes vete, nga muaji Dhjetor 2025 e tutje, me anë të paraqitjes së rreme të fakteve dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër, i nxisin të dëmtuarit që të veprojnë në dëm të pasurisë së tyre, ashtu që të dëmtuarit pasi që kishin pranuar mesazhe SMS, kinse nga bankat komerciale NLB – Banka, Teb Banka, Raiffesien Bank, si dhe banka tjera me përmbajtjen “Në llogarinë tuaj është zbuluar aktiviteti i dyshimtë. Ju lutemi identifikoni për të vazhduar përdorimin e shërbimit…”, nga i cili SMS pranohej edhe një link i veçantë, varësisht nga banka që të dëmtuarit kishin llogaritë dhe pas klikimit në këto linqe, të dëmtuarve i është hapur një web-faqe në të cilën është kërkuar të fusin të dhënat bankare, e më pas të njëjtëve u janë tërhequr para nga llogaritë e tyre bankare nga ana e të pandehurve”, thuhet në njoftim.
Numri i të dëmtuarve në këtë çështje, vetëm në regjionin e Prishtinës arrin numrin prej 150 personave, ndërkaq vlera e dëmit arrin shumën prej 50,000 euro ndërkaq jemi në pritje të paraqitjes së të dëmtuarve tjerë, nga regjione tjera, me ç’rast numri i të dëmtuarve, si dhe vlera e dëmit do të jetë akoma më e madhe.

Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante