Prishtinë 8 Qershor 2026 17:30
Kohët e fundit shpesh e më shpesh po u dërgohen qytetarëve mesazhe telefonike me përpjekje mashtrimi, siç është rasti me mesazhin për shkelje në trafik, që e ilustron këtë problematikë.
Institucionet përkatëse kanë shtruar nevojën për kujdes të shtuar të qytetarëv ndaj këtyre mashtruesve.
Policia e Kosovës ka sqaruar se këto mesazhe në mënyrë të rreme pretendojnë se janë dërguar siç shkruhet nga Autoritetet e Trafikut të Kosovës dhe përmbajnë linqe mashtruese, të cilat synojnë të mashtrojnë qytetarët.
Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që:
· të mos klikojnë në asnjë link të dyshimtë;
· të mos japin të dhëna personale apo të kartelave bankare;
· të mos kryejnë pagesa përmes këtyre linqeve;
· të fshijnë menjëherë mesazhet mashtruese; dhe
· nëse kanë kryer ndonjë pagesë përmes këtyre linqeve, menjëherë ta raportojnë rastin në bankën ku janë klientë dhe të kërkojnë anulimin e pagesës. Po ashtu, rasti duhet të raportohet edhe në stacionin policor më të afërt.
Policia e Kosovës ka shprehur zotimin se mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e mashtrimeve dhe ka ftuar qytetarët për bashkëpunim dhe vigjilencë të shtuar.

908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës zhvillojnë aksion në disa lokacione
Kosova përfaqësohet në takimin evropian të rrjeteve të ansambleve muzikore në Itali
Zbuten tensionet SHBA-Iran, çmimi i naftës bie 6.7 për qind