Prishtinë, 4 qershor 2026 18:05
Njësia A3 e Termocentralit “Kosova A” është rikthyer me sukses në operim dhe është sinkronizuar me sistemin elektroenergjetik rreth orës 10:00 të mëngjesit.
Në njoftimin e KEK-ut thuhet se pas sanimit të rrjedhjeve të evidentuara në sistemin gypor të kaldajës së njësisë A3 dhe realizimit me sukses të aktiviteteve të tjera teknike, njësia është rikthyer në prodhim falë angazhimit të jashtëzakonshëm, profesionalizmit dhe përkushtimit të punonjësve dhe stafit teknik të TC Kosova A, të cilët punuan pa ndërprerje për rikthimin e saj në operim në kohë rekord.
Ky sukses dëshmon edhe një herë ekspertizën, përvojën dhe gatishmërinë e ekipeve profesionale të KEK-ut për të adresuar me efikasitet sfidat operative dhe për të garantuar funksionim të sigurt, të qëndrueshëm dhe të besueshëm të kapaciteteve gjeneruese të Korporatës.
Paralelisht me operimet e përditshme, KEK po vazhdon me sukses zbatimin e programit më të madh investiv në sektorin energjetik në katër dekadat e fundit, me projekte strategjike në vlerë prej qindra milionë eurosh. Këto investime përfshijnë modernizimin e njësive B1 dhe B2 në TC Kosova B, avancimin e procedurave për fillimin e projektit të rehabilitimit dhe modernizimit të thellë të njësisë A3 në TC Kosova A, si dhe zhvillimin e projektit të parkut solar me kapacitet prej 100 MË.
Përmes këtyre investimeve, KEK po ndërton kapacitete më moderne, më efikase dhe më të qëndrueshme, duke forcuar sigurinë energjetike të Kosovës dhe duke krijuar bazat për një të ardhme energjetike më të gjelbër, më të sigurt dhe më të qëndrueshme për qytetarët”, thuhet në njoftimin e KEK-ut

Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia
Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, e presin tri përballje interesante