Prishtinë 4 Qershor 2026 14:31
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në prezantimin e ecurisë për hartimin e masterplanit për kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.
Duke e vlerësuar këtë si njërin nga projektet më të rëndësishme të Republikës së Kosovës për kujtesën historike, për trashëgiminë kulturore dhe për identitetin tonë, kryeministri në detyrë Kurti tha se Prekazi zë një vend të posaçëm në kujtesën historike të popullit tonë.
“Qëndresa dhe sakrifica e familjes Jashari e shndërruan atë në simbol të mbrojtjes së atdheut dhe të përkushtimit ndaj lirisë, duke dëshmuar kësisoj se liria nuk është vetëm ideal politik, por edhe vlerë për të cilën flijohet gjithçka”, tha ai.
Kryeministri në detyrë theksoi se trajtimi i kompleksit memorial “Adem Jashari” nuk është vetëm një projekt i planifikimit hapësinor, i konservimit apo i muzealizimit, por një detyrim institucional për të ruajtur, dokumentuar dhe përcjellë me dinjitet këtë trashëgimi te brezat që vijnë pas nesh.
Pas prezantimit të ecurisë, kryeministri në detyrë Kurti tha se, sipas planifikimit të paraparë, gjatë këtij viti pritet të përfundojnë projektet e konservimit të Kullave të Rezistencës. Ndërsa, shtoi se kjo do t’i mundësojë Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit që të iniciojë procedurat e prokurimit për zbatimin e këtyre projekteve, duke shënuar kalimin nga faza e planifikimit dhe projektimit në fazën e ndërhyrjeve konkrete konservuese në terren.

908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës zhvillojnë aksion në disa lokacione
Kosova përfaqësohet në takimin evropian të rrjeteve të ansambleve muzikore në Itali
Zbuten tensionet SHBA-Iran, çmimi i naftës bie 6.7 për qind