Prishtinë 3 Qershor 2026 15:28
Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, është hapur ekspozita “Rezistenca në Kosovë 1980–1999 përmes shtypit të fshehtë”
Kjo ekspozitë paraqet një dëshmi të rëndësishme historike për një nga periudhat më të vështira, por dhe më me dinjitet të historisë së Kosovës.
Drejtoresha e Institutit të Historisë, “Ali Hadri”, Teuta Shala-Peli ka thënë se në kohën kur liria e fjalës ishte e ndaluar ekzistonte shtypi i fshehtë i cili u bë mjet i fuqishëm i informimit.
“Në kohën kur liria e fjalës ishte e ndaluar, shtypi i fshehtë u bë një mjet i fuqishëm i organizimit, informimit dhe ndërgjegjësimit kombëtar. Ai ishte jo vetëm burim informacioni, por edhe një simbol i qëndresës dhe i aspiratës për liri, barazi dhe pavarësi. Botuesit, shpërndarësit dhe autorët e këtyre materialeve vepronin në kushte jashtëzakonisht të rrezikshme, duke rrezikuar lirinë dhe jetën e tyre”, ka thënë ajo.
“Falë guximit dhe përkushtimit të tyre, sot kemi mundësi të dokumentojmë dhe të kuptojmë një pjesë shumë të rëndësishme të historisë sonë më të re. Kjo ekspozitë na kujton se rezistenca nuk zhvillohet vetëm në rrugë e demonstrata, por edhe përmes fjalës së shkruar, përmes gazetave të shtypura fshehurazi dhe përmes ideve që nuk mund të mbyteshin”, tha Shala-Peli.
Ajo tha se kjo ekspozitë është vlerësim dhe mirënjohje për ata veprimtarë që kontribuuan në identitetin kombëtar.
“Njëkohësisht, kjo ekspozitë është dhe një vlerësim dhe mirënjohje për të gjithë ata veprimtarë, intelektualë e patriotë që kontribuuan në ruajtjen e identitetit kombëtar dhe në udhëtimin drejt lirisë së Kosovës”, tha Shala-Peli.
Ndërsa, Dorina Daiu nga Instituti i Studimeve për krime dhe pasojat e komunizmit, njëkohësisht organizatore e ekspozitës tha se materialet e paraqitura në këtë ekspozitë dëshmojnë guximin dhe përkushtimin e veprimtarëve, të cilët kanë rrezikuar jetën për të pasur liri të shprehjes.
“Materialet e paraqitura në këtë ekspozitë dëshmojnë, përveç aftësive intelektuale, edhe guximin, përkushtimin dhe sakrificën e shumë veprimtarëve, të cilët, duke rrezikuar lirinë dhe jetët e tyre, kontribuuan në përhapjen e së vërtetës dhe të fjalës së lirë të një populli që nuk u dorëzua kurrë për aspiratat e tij për liri. Kemi të bëjmë me një pjesë mjaft të çmuar të kujtesës sonë historike dhe një dëshmi të qëndresës së popullit shqiptar (popullit të Kosovës) gjatë viteve të errëta 1980–1999. Më lejoni të shpreh konsideratat më të larta, respektin dhe mirënjohjen për të gjithë veprimtarët e kësaj periudhe, sakrificat dhe kontributi i të cilëve ndihmuan dhe mundësuan një Kosovë të lirë e të pavarur”, tha Daiu.

Katër vjet pas vendimit, KESCO nuk e ka shlyer plotësisht gjobën milionëshe
Kurti: Kosova është gati për statusin kandidat dhe nisjen e negociatave me BE-në
Kurti për komunitetin e Vespës: Nga Prishtina në ngjarjet më të mëdha evropiane
Anëtarësimi evropian, Samiti BE-BP”/ Presidenca ndan detaje nga takimi Haxhiu-Costa
Sektori financiar në Kosovë mbetet i qëndrueshëm dhe me performancë të fortë – konfirmohet në takimin me FMN-në
Vendosen tabelat me emra të rinj të rrugëve në Mitrovicën e Veriut
Hapet ekspozita “Rezistenca në Kosovë 1980–1999 përmes shtypit të fshehtë”, vlerësohet kontributi i veprimtarëve
Zbulohen rregullat e reja të konfirmuara për Kupën e Botës 2026