Prishtinë 3 Qershor 2026 14:14
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar aktivitetin e klubit “Vespa Fanatics Prishtina”, duke e cilësuar atë si një shembull të pasionit, miqësisë dhe bashkëpunimit që tejkalon kufijtë.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti theksoi se Vespa, simbol i stilit italian dhe elegancës në rrugë, vazhdon të mbetet e dashur për shumë breza, ndërsa pasioni për këtë model motorësh ka çuar në themelimin e klubit “Vespa Fanatics Prishtina”, i cili vepron që nga viti 2023.
“Aktualisht, me mbi 60 anëtarë aktivë, klubi ka arritur të bashkojë entuziastë edhe nga Shqipëria dhe diaspora, duke krijuar ura bashkëpunimi e miqësie përtej kufijve. Vespa Fanatics Prishtina ka filluar të përfaqësohet në ngjarje prestigjioze si Vespa World Days në Itali, European Vespisti Week dhe në aktivitete të ndryshme rajonale në Ballkan. Prej dy vitesh, në Kosovë organizohet Vespa Festival Prishtina, i cili vitin e kaluar mblodhi në kryeqytet mbi 150 pjesëmarrës, duke e shndërruar në një nga ngjarjet më të rëndësishme të komunitetit të Vespës në rajon”, ka shkruar Kurti.

Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi