Prishtinë 3 Qershor 2026 8:33
Ideja inovative e derës inteligjente kundër zjarrit, e shpikur nga afaristi shqiptar Bekim Mazreku në Gjermani, pritet të prodhohet së shpejti në Kosovë dhe më pas të eksportohet si “Made in Kosova”.
Ky zhvillim vjen pas vizitës së ministres në detyrë Mimoza Kusari-Lila në këtë kompani gjatë mbajtjes së konferencës ndërkombëtare Future Industry Minds, rreth dy javë më parë. Ndërkohë, pronarët e kompanisë vizituan Kosovën, ku u pritën nga ministrja në detyrë për të diskutuar hapat e mëtejmë të investimit.
Pronarët e kompanisë, vlerësuan gatishmërinë e institucioneve për të mbështetur këtë investim nga diaspora, duke theksuar se janë të gatshëm ta realizojnë atë menjëherë pas përfundimit të procedurave të nevojshme.
Pas takimit, afaristët nga diaspora vizituan disa parqe industriale si mundësi për vendosjen e fabrikës dhe u takuan me përfaqësues të Fondit Kosovar për Garanci Kreditore për t’u informuar edhe për mundësitë e mbështetjes që ofron dritarja e diasporës e këtij fondi.

Galica: Brovina ishte luftëtare e UÇK-së, ajo nuk u ndal as kur u burgos
“Jo në emrin tonë”, Këshilli i Ambasadorëve reagon pas aktgjykimit ndaj krerëve të UÇK-së
Sot i jepet lamtumira e fundit Flora Brovinës
Sot në 12:00 protestë gjithëpopullore
Thaçi mohon çfarëdo përfshirje në vrasje
Shënohet viktima e parë nga Virusi i Nilit Perëndimor në Kosovë
Senatorja Jeanne Shaheen: Serbia dhe Republika Sërpska kanë lidhje me Rusinë dhe interes për destabilizimin e rajonit
Von der Leyen: BE-ja do t’i japë Ukrainës 3,3 miliardë euro për të blerë raketa e dronë